LAJMI I FUNDIT:

Tentoi ta rregullojë, por Ariana Grande bën gabimin e dytë në tatuazhin e saj në japonisht

Tentoi ta rregullojë, por Ariana Grande bën gabimin e dytë në tatuazhin e saj në japonisht
Ariana Grande (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja e madhe, Ariana Grande, së fundmi u bë temë në të gjitha mediat ndërkombëtare, teksa dështoi në realizimin e një tatuazhi të saj të fundit, në dorë.

Ajo ishte munduar të shkruaj titullin e këngës së saj më të fundit “7 Rings” në gjuhën japoneze, por e kishte shkruar gabimisht, dhe kjo gjë është vërejtur menjëherë nga fansat e saj.


Menjëherë pasi ka marrë vesh për këtë gabim, Grande është nisur për ta rregulluar, por s’i duket nuk e ka kuptuar që ka gabuar prapë, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Ariana Grande (Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Duke dashur të shkruajë “gisht i zjarrtë”, tatuazhisti ka shkruar në dorën e këngëtares “gishti i zjarrtë i BBC-së”, falë dy shkronjave që iu shtuan gabimisht.

Një fans në rrjetet sociale tha se Ariana Grande e rregulloi tatuazhin e saj, i cili tani thotë “gisht i qymyrit” ose që sipas Google përkthehet “një gisht i zjarrtë”, ose në kinezisht, “shtatë gishtërinj” (përkthyer nga titulli i këngës në anglisht – ‘7 Rings’).

Tatuazhi që Ariana Grande realizoi në dorën e saj për të festuar suksesin e këngës “7 Rings” (Foto: Ariana Grande/InstaStory)

Shumë prej fansave kanë shkruar se Ariana po bëhet qesharake me këto gabime, aq më tepër për faktin se ka ndodhur më shumë njëherë.

Ndërkohë, disa të tjerë kanë pyetur këngëtaren se pse provon të realizojë tatuazh në një gjuhë, të cilën nuk e flet dhe kupton. /Telegrafi/

Ariana Grande (Foto: Theo Wargo/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Gjesti zgjedh për t'i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, banorët shkojnë në televotim

Magazina
Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA

Magazina
Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Gjesti takon motrën e Eglit: Nëse lëndohet ndonjëherë, janë gjëra që ndodhin

Magazina
Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Egli Tako kërkon ta lërë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Gjesti lexon zarfin e fundit të Valixhes së Tundimeve: Tre ish-banorë rikthehen në shtëpi për t'u bërë pjesë e garës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Kalo në kategori