Ishte “largpamëse” dhe më se e bindur kur premtoi se nuk do të ketë më vonesa në shpërndarjen e teksteve shkollore. Madje, deklaronte se tekstet shkollore nuk do të dërgohen më në shkolla në fillim të shtatorit, por shumë më herët në kohë, duke e përmendur ditët e fundit të muajit korrik.
Sikurse të mos mjaftohej, ministrja Arbërie Nagavci shtonte se, “jemi të përkushtuar për tekste shkollore cilësore për nxënësit tanë, dhe shpërndarja e teksteve me kohë për të gjithë nxënësit është një pjesë e rëndësishme e këtij rrugëtimi”.
Por, kur kanë kaluar 20 ditë prej se ka përfunduar muaji korrik e ka filluar ai gusht, e kështu kur kanë mbetur më pak se dy javë nga 1 shtatori kur edhe pritet të fillojë viti i ri akademik 2023/2024, ministrja premtuese nuk ka arritur ta bëjë shpërndarjen e teksteve shkollore nëpër komuna.
Për vonesat në shpërndarjen e librave fala pa procedura të komplikuara, ashpër ka reaguar Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).
Sazan Ibrahimi nga AKK ka thënë se për herë të parë po ndodh që niveli qendror të mos ketë gatishmëri për furnizimin e komunave me tekstet shkollore.
“Shumica absolute e komunave janë të përgatitura për një fillim të mbarë të vitit shkollor. Pra, çka bie në përgjegjësi të komunave pothuajse në mënyrë absolute është përmbushur, problemi kryesor qëndron në përgjegjësi të Ministrisë së Arsimit, sepse nuk i kanë furnizuar komunat me tekste shkollore dhe kjo është hera e parë që kemi një mosgatishmëri të nivelit qendror për furnizim të komunave me tekste shkollore. Niveli qendror është zotuar që në mes të korrikut t’i furnizojë komunat me tekste, në mënyrë që të kemi fillimin e procesit mësimor. Edhe komunave mund t’u themi sinqerisht se nuk mund t’iu interesojë së çfarë është bërë me procedurat e tenderimit dhe çmimet nga niveli qendror. Faji bie te MASHTI për mosfurnizim me tekste shkollore. Pasi shkollat përmes komunave furnizohen me tekste shkollore prej MASHT-it. Në bazë të legjislacionit, Ministria duhet t’i sigurojë tekstet shkollore”, ka thënë Ibrahimi.
Për këto vonesa, Ibrahimi thotë se të gjithë përgjegjësinë duhet ta marrë Ministria e Arsimit, ashtu edhe për çka vetë kishte premtuar.
“Ministrja Nagavci e ka shkelur edhe Kushtetutën dhe nuk ka dhënë ndonjë përgjegjësi dhe për çdo lëshim duhet të ketë përgjegjësi. Komunave vitin e kaluar u është premtuar se tekstet shkollore do t’iu shkojnë nëpër komuna kah mesi i korrikut, tash po shohim se kjo po çalon dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi se nxënësit nuk po furnizohen me tekste shkollore. Komunave iu intereson që MASHT-I po i kryen obligimet ligjore”, shtoi mes tjerash ai.
Nga këto vonesa, ata që do të pësojnë janë nxënësit. E për këtë, Ibrahimi ka listuar problemet, me të cilat, nxënësit do të përballen, duke filluar nga ata të cilët për herë të parë do të ulen në bankat shkollore. Jo e duhur shihet edhe ideja që nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën t’i përdorin librat e viteve të kaluara.
“Paramendoni nxënësit e klasave të para kur fillojnë mësim nuk do të kenë tekste, plus shto kësaj që këtë vit shkollat do të furnizohen, nëse furnizohen, janë tekste nga e para deri në të pestën, ndërsa nga e klasa e gjashtë deri në të nëntën në bazë të udhëzimit administrativ thuhet se tekstet e viteve të kaluara duhet të përdoren. Tash nxënësit nuk i kanë kthyer tekstet, disa mund të jenë të papërdorshme”, tha Ibrahimi.
E si duket MASHTI kishte tentuar që ta fshihte problemin që kishte me shpërndarjen e teksteve shkollore, por që edhe këtu llogarit u prishën. Krejt kjo pasi AKK e bëri publike që komunat nuk po furnizoheshim me tekstet shkollore, sikurse kishin marrin premtimin nga e para e MASHTI-it, Arbërie Nagavci. /Gazeta Blic/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës