LAJMI I FUNDIT:

Tentoi ta arrestoj të pastrehun problematik, ai e grushton brutalisht policen në Los Angeles

Tentoi ta arrestoj të pastrehun problematik, ai e grushton brutalisht policen në Los Angeles

Në rrjetet sociale është shfaqur videoja e një të pastrehu në lagjen kineze në Los Angeles, ku gjatë tentim arrestimit të befasishëm sulmon policen amerikane.

Sulmit i ka paraprirë shkatërrimi i pronës publike dhe thirrjeve e sharjeve raciste, transmeton Telegrafi.

E ky sulm ka rrëqethur opinionin, në veçanti për shkak të sulmit mbi një zyrtare policore, që u shpëtua nga kalimtarët e rastit që mezi arritën ta ndalin të pastrehun e nervozuar.


Ngjarja ka ndodhur gjatë të premtes së kaluar, kur kamerat e sigurisë kanë momentin kur të pastrehut i afrohet një police që e urdhëron t’i vë duart mbi kokë.

Në shikim të parë dukej si një aksion i zakonshëm i arrestimi dhe se i dyshuari do të bashkëpunojë me policen. Në video shihet policja para se t’ia vë prangat i vendosë dorezat, e në atë moment i pastrehu fillon ta godet policen me grushta derisa ajo rrëzohet në tokë dhe mbi të hip dhe vazhdon goditjet.

Për fat të mirë atyre në ndihmë u dolën kolegët e polices së sulmuar. Deri më tani nuk dihet identiteti i sulmuesit, kurse dëshmitarët pretendojnë se bëhet fjalë për një burrë që vandalizonte gjithçka para vetes në lagjen e banuar me kinezë që kanë emigruar në SHBA. /Telegrafi/