Dorëzimi i një diplome gjimnazi të falsifikuar në dokumentet e lotarisë amerikane jo vetëm që i ka djegur ëndrrën amerikane një 40 vjeçari nga Gjirokastra, por i ka kushtuar edhe një dënim me burg në Gjykatën e Tiranës.
I pandehuri Marsel Mera është shpallur fajtor për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve shkollore” dhe dënuar me 4 muaj heqje lirie. Rasti i tij u zbulua nga Shërbimi Diplomatik i Sigurisë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, gjatë filtrimit të dokumenteve të paraqitura nga 40 vjeçari si fitues i lotarisë amerikane.
Numri i tij i amzës, i përkiste një tjetër personi në regjistrat e gjimnazit të Memaliajt, nga pretendohej të ishte lëshuar dëftesa e pjekurisë. Referimi i rastit nga Ambasada Amerikanë në Prokurorinë e Tiranës, e çoi si të pandehur Merën.
Gjatë hetimit 40-vjeçari ka pranuar se nuk e kishte kryer shkollën e mesme dhe se ishte i ndërgjegjshëm që diploma ishte e falsifikuar, por ishte dëshira e tij e madhe për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që e bëri ta dorëzonte atë.
Ai ka treguar për hetuesit se dëftesa ishte blerë nga babai i tij në vitin 2004 kundrejt një shumë prej 4500 lekësh. 40-vjeçari është gjykuar pa masë sigurie dhe ndonëse u dënua me burg ai nuk ka shkuar në qeli. Sipas sistemit TIMS, ai rezulton të jetë larguar nga Shqipëria në muajin shtator, por sigurisht, jo drejt Amerikës. /A2CNN
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe