Tentimi i 36-të për konstituimin e Kuvendit, Basha: Presim ndryshim qëndrimesh nga deputetët

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Dimal Basha ka thënë në seancën e sotme presin ndryshim qëndrimesh nga deputetët.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme konstituimi i Kuvendit, përcjell Telegrafi.
“Është shumë e paarsyeshme për secilin deputetë që çohet, veshet e ndreqet vjen në Kuvend dhe nuk ia len shenjë, nuk voton as për, as kundër e as nuk abstenon. Për ne si parti fituese e zgjedhjeve, na bie përgjegjësia më e madhe, i kemi 57 deputetë që votojnë. Më tregoni pse katër deputetë të opozitës e nuk dalin të votojnë për të kaluar këtë ngërç. Për ne është më e rëndësishme që të konstituohet Kuvendi”, ka thënë Basha.
Ai tha partitë duhet të ruaj energjinë kundër Serbisë e jo me luftu Albulena Haxhiun.
“E kemi kandidu Albulena Haxhiun, nuk ka vërejtje nga askush...Për ne është me rëndësi kush është bllokuesi. Unë kam ardh dhe po votojë për. E qytetari e ndëshkon atë që nuk voton”, u shpreh ai. /Telegrafi/




















































