Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, një mashkull kosovar ka njoftuar policinë se në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri nga një person me të cilin kishte pasur më parë mosmarrëveshje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:32 në Prishtinë.


Pas analizimit të pamjeve nga kamerat e sigurisë, autoritetet kanë identifikuar personin e dyshuar, gjithashtu mashkull kosovar, i cili pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente të policisë. /Telegrafi/