LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasje në Graqanicë, plagoset një person-arrestohet i dyshuari

Tentim vrasje në Graqanicë, plagoset një person-arrestohet i dyshuari

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në lagjen Marigona në Graqanicë, me ç’rast është plagosur një person.

Policia me të dalë në vendin e ngjarjes ka arritur ta arrestojë edhe të dyshuarin.

“Sot rreth orës 08:00, policia ka marrë informacionin se në lagjen Marigona, në Graqanicë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.


Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima:

P. G, mashkull, 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes personin e dyshuar: F. F, mashkull, 64 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.

Në vendin e ngjarjes po ashtu policia ka gjetur dhe konfiskuar: një armë zjarri ( revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes)
një granatë dore ( e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për deminim), një elektroshok, pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.

Personi i dyshuar është duke u intervistuar nga ana e policë ndërkohë që hetuesit policor krahas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë duke punuar në sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Kronika e Zezë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori