Tentim vrasje në Gjakovë, arrestohet një person

Një person pas një mosmarrëveshje verbale ka qëlluar me armë një person tjetër.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:18 në fshatin Dujakë, në Gjakovë.
Tutje në raport bëhet e ditur se viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë.
“Pas një mosmarrëveshje verbale i dyshuari kosovar ka qëlluar me armë viktimën mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe nga i njëjti është sekuestruar një revole që dyshohet të jetë përdorur në rast dhe gjashtë fishekë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është e rëndë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/07/2022
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































