Viti që po lëmë pas solli një mori tendecash virale të modës: nga roza e Barbiecore deri te trendet absolute që u prezantuan në momentin që të famshmet shkelën tapetin e kuq si shtatzëna

E zeza e Rihannës me prerjen e tejdukshme në pjesën e barkut të rrumbullakosur apo protagonizmi absolut i Ciara-s me barkun e zbuluar me petëza floriri në premierën e filmit "The Color Purple" mbetet i paharrueshëm.


Këto, por edhe disa vajza të tjera të famshme zbuluan krahas barkut të rrumbullakosur edhe plot tendenca veshjesh si gra në pritjen e ëmbël.

baby bumps red carpet 2023CJP21666

Rihanna u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar në mars në Los Angeles dhe zgjodhi një fustan të zi, me pëlhurën e tejdukshme te pjesa e barkut.

1 785 0 6578bc7047088

Nicole Hocking shkeli në tapetin e kuq të Academy of Country Music Awards 2023 me një fustan me rripa kristalesh.

2 785 0 6578bc70168c8

Serena Williams në Met Gala 2023 zbuloi shtatzëninë e dytë me një fustan të zbukuruar me diamante, mëngë të tejdukshme dhe perla në qafë.

3 785 0 6578bc6f8a383

Po kështu, në të njëjtin event, edhe Karlie Kloss zbuloi shtatzëninë, duke zgjedhur një fustan të zi me mëngë të gjata dhe shumë bizhuteri.

4 785 0 6578bc7073a50

Caroline Jones mori pjesë në CMA Awards 2023 e veshur me një fustan me dizajnin e ngjashëm me një rrjetë peshku, me mëngë të gjata dhe temina. Ajo e kombinoi fustanin me taka të larta.

5 785 0 6578bc6f5c6d5

Jessie J u vesh tërësisht me të kuqe në Brit Awards 2023, duke zgjedhur një kostum i gjithi prej dantelle që zbulonte barkun e rrumbullakosur.

6 785 0 6578bc6fdedd6