Ten Hag do ta largojë nga ekipi lojtarin i cili u përfshi në një përleshje të shëmtuar në stërvitje

Adoleshenti i Manchester United, Hannibal Mejbri, mund të largohet nga ekipi sërish këtë verë në kërkim të minutave në një ekip tjetër.
21-vjeçari pati vështirësi që të hyjë në planet e Erik ten Hag që prej ardhjes së tij në ‘Old Trafford’ në vitin 2022.
Reprezentuesi tunizian ishte raportuar se ishte përfshirë në një përleshje të shëmtuar në stërvitje me ish-bashkëlojtarin Alex Telles gjatë kohës së Ralf Rangnick tek United, pak kohë para se Ten Hag të emërohej trajner i tyre.
Sipas talkSPORT, Mejbri dhe Telles pothuajse u rrahën me njëri-tjetrin pas mosmarrëveshjeve që kishin pas humbjes me rezultat 4-0 ndaj Brightonit, një incident që i la të befasuar lojtarët e tjerë.
Si rezultat i këtij incidenti, Mejbri ishte larguar në formë huazimi në Championship tek Birminghami për sezonin 2022/2023.
Ai gjithashtu kaloi pjesën e dytë të sezonit të kaluar në huazim tek Sevilla, por arriti që të luajë në vetëm gjashtë ndeshje në La Liga.
Marrëveshja përfshinte një opsion blerje për 17 milionë euro, por Sevilla refuzoi që ta aktivizojë atë dhe Mejbri u rikthye në ‘Old Trafford’.
Tani sipas asaj që raporton The Sun, interesim për të nënshkruar me Mejbrin këtë verë kanë shprehur Rangers dhe Copenhagen.
Siç shton tutje raporti, Ten Hag është i etur që të largojë disa lojtarë këtë verë dhe Mejbri mund të jetë në mesin e atyre që konsiderohen si ‘tepricë’ në ekip, së bashku me Scott McTominay./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Do të ishte historike për afatin kalimtar shkëmbimi që po synojnë Real Madridi dhe Manchester City

Foda publikon listën e Kosovës për dy ndeshje e marsit - tri prurje të reja

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Revolucion total tek Man United – Amorim ka vendosur t’i ‘heq qafe’ 10 lojtarë në verë

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Barcelona planifikon transferimin e yllit brazilian gjatë verës, nuk i intereson rikthimi i Neymarit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës