LAJMI I FUNDIT:

Tempulli më i lartë në botë kërkon që pelegrinët të ngjisin 9,000 shkallë për t’u lutur

Tempulli më i lartë në botë kërkon që pelegrinët të ngjisin 9,000 shkallë për t’u lutur

Për të arritur në një nga tempujt më të lartë të botës pelegrinët e devotshëm budistë duhet të ngjisin 9,000 shkallë që më pas të luten në lartësinë 2600 metra.

Pas ngjitjes në majën e malit Fanjing, ata gjejnë aty dy tempuj të lashtë budistë, të gdhendur në majën e rrezikshme të shkëmbit.

Mali Fanjing, më i larti i vargmaleve kineze Wuling, është kthyer në vend trashëgimie botërore të UNESCO në 2018.


Malet mahnitëse ndodhen në luginën Fanjingshan, e cila ndryshon lartësinë e saj nga 50 deri në 2,570 metra mbi nivelin e detit, në provincën e Guizhou.

Besimtarët budistë kinezë e konsiderojnë atë të shenjtë, pasi besohet se është  ‘bodhimaṇḍa’ e Budës, ose “vendi i iluminimit”.

Sipas traditës budiste, Buda do të kthehet në tokë në të ardhmen për të ndihmuar të tjerë njerëz që të arrijnë iluminimin.

Tempulli i Budës dhe Tempulli Maitreya ndahen nga një kenion i thellë, por janë të lidhur nga një urë e hollë guri.

Tempulli i Budës i dedikohet adhurimit të Sakiymuni, i cili pëfaqëson të ardhmen.

Këto dy struktura të lashta budiste datojnë sipas komentatorëve, që prej dinastisë kineze Tang, në shekullin e 7-të.

Komentuesit thonë se teksa ngjit shkallët e tempullit mund të admirosh “mbishkrimet e lashta nga dinastitë Ming (1368-1644) dhe dinastia Qing (1644-1911)”.

Në kulmin e lulëzimit të tij, Fanjiang kishte me qindra tempuj budistë, por shumë prej tyre u rrafshuan në vitet 1500-të, gjatë rebelimit Bozhou.

Perandori Wanli (i 14-ti i dinastisë Ming) urdhëroi rindërtimin e malit me dy tempujt Maitreya.

Megjithse pelegrinët duhet të ngjisin 9,000 shkallë drejt majës, gjatë rrugës ata kanë pika ndalese me ushqime dhe pije karakteristike. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Rusia tregon dy kushtet që duhen plotësuar nëse SHBA dëshiron paqe në Ukrainë

Botë
Gjiri i Meksikës bëhet

Gjiri i Meksikës bëhet "Gjiri i Amerikës" - Trump nënshkruan urdhrin

Botë
Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Trump: Pengjet dukeshin si të mbijetuar të Holokaustit, po e humbasim durimin

Botë
Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Erdogan: Askush nuk ka fuqinë t'i detyrojë palestinezët të largohen nga atdheu i tyre

Botë
Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Donald Trump bën histori si presidenti i parë në detyrë i SHBA-së që merr pjesë në Super Bowl

Amerika
Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse

Zelensky i gatshëm për bisedime me Rusinë në çdo format, nëse "e kupton se Amerika dhe Evropa nuk do ta braktisin"

Botë
Kalo në kategori