LAJMI I FUNDIT:

Temperaturat e larta në fillim të vitit nxitën rritjen e hershme të prodhimeve agrokulturore në RMV

Temperaturat e larta në fillim të vitit nxitën rritjen e hershme të prodhimeve agrokulturore në RMV

Dimri i butë dhe temperaturat më të larta seç jemi mësuar të kemi në fillim të vitit kanë bëre që pranvera të vijë më shpejt. Bimësia nxitoi të lulëzojë dhe aty ku në janar apo shkurt më parë kishte borë, këtë vit kishte gjelbërim.

Shumë nga pemët frutore formuan gonxhe dhe nisën lulëzimin, por kjo i bën ato me të ndjeshme dhe më të rrezikuara nga temperaturat që një ditë i ngjajnë pranverës dhe ditën tjetër fillimit të dimrit.

Agrometeorologu, Angelko Angeleski, thotë se fillimi i këtij vitit është shoqëruar me gjendje të pafavorshme agrometeorologjike që ndikojnë në lulëzimin e hershme të bimësisë.


“Kushtet e tilla klimatike në këtë periudhë të vitit, veçanërisht për frutikulturën nuk është gjë e mirë, sepse shkaktojnë faza të hershme të zhvillimit. Madje në pjesën jugore të vendin tashmë ka edhe formim të frutit. Ajo është një fazë në vet zhvillimin biologjik të kulturave kur ndjeshmëria është më e vogël. Përkatësisht, nëse një gonxhe në frutikulturë mund t’u bëjë ballë temperaturave -4 gradë, në lule të hapur ndjeshmëria rritet deri në 2.2 gradë Celsius. Pra nuk kanë të bëjnë vetëm temperaturat si faktor në gjithë këtë problematikë, por e rëndësishme është edhe sa zgjasin ato temperature, sa herë përsëriten. Rreziku më i madh ishte gjatë dy ditëve të kaluara”, tha Angelko Angeleski- Agrometeorolog.

Profesori në departamentin e frutikulturës në Universitetin “ Shën Kiril dhe Metodij”, Tosho Arsov, thotë se lulëzimi duhet të nisë në shkurt apo edhe në mars, ndërsa këtë vit në disa territore formimi i gonxheve është vërejtur që në janar. Ai thotë se kjo periudhë është delikate, sepse bimët që kanë lulëzuar apo kanë gonxhe mund të dëmtohen nga ulja eventuale e temperaturave. Sipas tij, bujqit duhet t’i kushtojnë rëndësi mbrojtjes së pemëve në këtë periudhë veçanërisht nga sëmundjet që prekin lulet.

“Nëse kanë mundësi të bëjnë teknikën e tymosjes është masë standarde, por që duhet zbatuar gjatë natës ose shume herët në mëngjes. Një nga masat që mund të zbatohet nëpër oborre është spërkatja me ujë e pemëve në rastet kur ka temperature të ulëta. Dhe madje duhet të vendosen spërkatës 04:41 herët në mëngjes nga ora 4 ose 5 të lëshohet uji, sepse që të parandalohet formimi i akullit. Me vet larjen ju e ngrohni pemën pra merrni prej saj temperaturën negative sepse uji është gjithmonë ne temperaturat 4,5,6 gradë varësisht nga uji”, tha Tosho Arsov- profesor në departamentin e frutikulturës.

Nga Enti Hidrometeorologjik thonë se kjo valë e lagësht do të përfundojë brenda këtyre ditëve dhe nga java e ardhshme priten temperature më të larta mëngjesore nga 4 deri në 6 gradë celsius që është edhe një lajm i mirë për bujqit. Ndërsa temperaturat gjatë ditës do të lëvizin nga 15 deri në 22 gradë Celsius./Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Politikë
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori