Temperaturat e larta e rrisin rrezikun nga helmimi me ushqim, AUV jep rekomandime
Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) ka dalur me rekomandime për konsumim të sigurt të ushqimit në pragun e verës, kur me rritjen e temperaturave rriten edhe rreziqet potenciale nga dukuria e helmimit me ushqim.
Nga AUV thonë se temperaturat e larta janë rrezik potencial edhe për shëndetin e kafshëve nëse për to nuk ndërmerren me kohë masa për sigurimin e sasive të mjaftueshme dhe ujë të pijshëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Që të parandalohet dukuria e mundshme e helmimit me ushqim, është e domosdoshme të bëhet zgjedhje e duhur dhe furnizimi i saj, të sigurohet transport adekuat dhe kushte për ruajtjen e ushqimit. Gjatë blerjes duhet të mbahet llogari për pamjen, afatin e përdorimit dhe ruajten adekuate të ushqimit, ushqimi të blihet në vende të kontrolluara ku ka kushte dhe ku prodhimet, posaçërisht ato që prishen lehtë dhe me prejardhje nga kafshët ruhen në pajisje ftohëse”, theksojnë nga AUV.
Posaçërisht në kushte të temperaturave të larta, rekomandohet të evitohet blerja dhe konsumimi i ushqimit me ambalazh të dëmtuar, prodhimet e ngrira apo të ftohta të blihen në fund të blerjes, ndërsa ushqimi që prishet lehtë siç është mishi, qumështi dhe vezët të ruhen gjatë kohë në automjete dhe në mjete tjera transportuese. Të evitohet blerja e ushqimit të ngrirë apo të ftohtë që prishet lehtë, i cili ruhet jashtë frigoriferit apo ngrirësit.
“Që të parandalohet prishja, ushqimi i ftohur, duhet të ruhet në temperaturë më të ulët se 5 gradë Celius, ndërsa ushqimi i cili duhet të përgatitet në mënyrë termike të përpunohet në temperaturë më të lartë se 60 gradë Celius. Pemët dhe perimet para konsumimit të lahen mirë nën ujë të bollshëm, mishi, qumështi dhe vezët të përpunohen mirë në mënyrë termike. Që të parandalohet dukuria e helmimit nga ushqimi dhe infeksionet e stomakut, është domosdoshme duart të lahen shpesh gjatë përgatitjes së ushqimit. Të mbahet llogari që ushqimi të ruhet nga insektet dhe brejtësit, të cilët mund ta kontaminojnë ushqimin. Manarët shtëpiak të mos vijnë në kontakt me ushqimin që përgatitet”, thonë nga AUV.
Ata shtojnë se kur bëhet fjalë për konsumimin e ushqimit në objekte hotelierike, duhet të mbahet llogari që ato të jenë operatorë të cilët kanë kujdes për higjienën dhe sigurinë e ushqimit dhe të kenë reputacion të mirë. Në objektet e ushqimeve të shpejta evitoni shtesat të cilat nuk qëndrojnë në frigorifer siç janë majoneza, keçapi, sallatat kremoze, salçat dhe të ngjashme.
“Nëse konsideroni se ushqimi nuk është i sigurt, mos rrezikoni, hidheni”, këshillojnë nga AUV./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën