Temperatura të larta dhe kthjellime, parashikimi i motit për sot në Shqipëri

Shqipëria sot do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti pritet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash prezente në mesditë.
Era do të fryjë në drejtimin juglindje-verilindje me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri 12m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 - 2 ballë.
Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 10 - 22 gradë Celsius, në zonat ulëta 12 - 27 gradë Celsius, në zonat bregdetare 15 - 27 gradë Celsius. /Tch/Telegrafi/
Nga
Telegrafi
05/05/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




















































