Në fokusin e debatit publik dhe median shqiptare, kthehet reperi Fero, një emër që ka dominuar titujt gjatë vitit 2023 për arsye jo vetëm artistike.
Përtej skenës muzikore dhe suksesit në karrierën e tij si rap-artist, ai u përfshi në një sagë që ka tërhequr vëmendjen e publikut.
Duke u zbërthyer nga një incident i raportuar si dhunë në familje, jetës së artistit i ishte dhënë një kthesë e befasishme, e cila ka përfshirë anën ligjore dhe debat mediatik të gjerë.
Ky njëherësh ishte një moment vendimtar në jetën e reperit, ndërsa u përball me akuza nga bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli.
Ka qenë ditë vere kur mediat shqiptare u stërmbushën nga lajmet se këngëtari gjilanas u arrestua nën dyshimin për dhunë në familje.
26 vjeçari u dyshua për përdorim të dhunës në familje, sulm fizik dhe kanosje ndaj gruas së tij.
Në raportin 24 orësh të policisë, thuhej se i dyshuari u arrestua dhe me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.
“Gjilan 11.07.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht dhe ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.
E pas kësaj, Gjykata Themelore në Gjilan aprovoi kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, reperit Feronit Shabani, i njohur për publikun si Fero.
Disa ditë pas raportimit të kësaj ngjarje, ka reaguar vet Arbenita, e cila përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, ka njoftuar fansat se ajo dhe vajza e saj janë mirë.
“Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë. Unë besoj në drejtësi”, ka shkruar shkurt Ismajli në InstaStory.Fero në anën tjetër i reagoi Arbenitës nga paraburgimi në një shkrim të ndarë po ashtu në platformën Instagram.
“Drejtësia është thikë me dy teha, varet prej cilit kënd e drejton?!…E sa i përket Ninës mos u viktimizo përmes saj, se e gjithë bota e di se për të mami jem është kujdesur. Unë jam munduar të jem i kulturuar dhe të kam lejuar të merresh me karrierë, por ti lirinë dhe durimin tim e ke keqpërdor deri në maksimum. E tash, pasi e ke sjell punën deri në nivel gjyqësor tash të presim si po vendos drejtësia. Unë para Zotit edhe vetes jam i drejtë. Herëdokur e vërteta del në shesh. l drejti zhytet, por nuk mbytet. Për mua, kjo është edhe një sprovë jetësore dhe do më kalis më fort për jetë. Shihemi në gjyq”.
Ndonëse saga po vazhdonte, vetëm pak ditë pas sherrit, u publikua raporti i plotë i Prokurorisë.
Bazuar në raportin e Prokurorisë, aty tregohet se për afro 100 ditë, ndaj modeles janë ushtruar forma të ndryshme të dhunës.
“Për shkak të raporteve të përkeqësuar për 3 muaj, e dëmtuara i kërkon të ndaheshin dhe të merrte vajzën, gjë që e revolton të pandehurin, i cili duke mos pranuar ndarjen fillon të shfaqë agresivitet duke bërtitur dhe i kërkon edhe një shans”, thuhet në raport.
Sipas raportit, dhuna fizike nga Fero në drejtim të Arbenitës duket të ketë eskaluar deri në goditje në shpinë, si dhe kërcënim me vrasje.
“Por, kur e dëmtuara refuzon i pandehuri revoltohet dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grusht në shpinë dhe kur e kupton se e dëmtuara po e incizonte, ia merr telefonin nga dora dhe ia thyen, për dysheme duke e kanosur me fjalët: Nëse e merr vajzën dhe shkon në Angli kam me të vra”.
Avokati i Feros pranoi asokohe se klienti i tij ndodhej në burg, mirëpo mohoi të ketë pasur përdorim të dhunës, teksa incidentin e ka cilësuar “mosmarrëveshje”.
“Është e vërtetë që ka pasur një kërkesë për Feronit Shabanin. Unë do e kisha quajtur debat më shumë se mosmarrëveshje. Ky debat është iniciuar nga ana e bashkëshortes. Kushti kryesor i saj ka qenë që të marrë vajzën. Ajo ka ardhur një natë para nga Britania në Kosovë, kërkesa e saj ishte që të merrte vajzën, ajo kërkoi pasaportën e vajzës, e kështu nisi debati”, ka thënë ai.
“Arbenita vjen në fundjavë në Kosovë, e pastaj shkon për punë të saj. Vajza është rritur nga Fero dhe nëna e tij. Qëllimi i saj ka qenë vajza, e argumenton edhe kërkesa e pasaportave. Në këtë rast është vetëm një dëshmitar, nëna e Feronit Shabanit. Emocionalisht Fero është i mërzitur, sidomos për vajzën, është i lidhur me të. Në këtë rast nuk ka pasur dhunë, asnjë formë e saj”, shtoi mes tjerash.
Duket se kjo ngjarje i ka shërbyer Feros të marrë një vendim të rëndësishëm në jetë, përkundër se një gjë e tillë nuk pritej.
Ai njoftoi audiencën në Instagram se po largohet përfundimisht nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame dhe familjes.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Përshëndetje miq, deshta t’ju njoftoj se kohëve të fundit kam pasur disa sfida në jetën time , të cilat me ndihmën e Allahut i kam kalu.
Unë kam vendosur që përfundimisht të largohem prej muzikës, arsyeja kryesore është se kohëve të fundit kam studiuar rreth Fejës Islame dhe më është bërë e çartë se muzika është e ndaluar në islam.
Për këtë arsye kam vendosur që ta lë muzikën dhe t’i përkushtona fejës islame dhe familjes time.
Unë dua t’ju njoftoj se falem 5 herë në ditë, dhe pendohem te Allahu Krijuesi i gjithësisë për çdo këngë që e kam kënduar
Dhe çdo tekst që e kam shkruar, pastaj i kërkoj falje familjes time dhe gjithkujt që i kam bë padrejtësi , ju kërkoj që t’ma bëni hallall.
Unë kam një mesazh për çdo kënd që dëgjon këngët e mija le t’i fshin ato këngë ose mos t’i dëgjon asniher, le të largohet nga kjo gjë e kotë.
Secili njeri është i lirë të zgjedh mënyrën se si ta jeton jetën e tij.
Gjithashtu ju thërras të gjithë juve që të falni namazin ndiqni shembullin tim të udhëzimit dhe të largoni nga shembulli i devijimit
E di se do të ketë njerëz që do t’më paragjykojnë , do të thonë se a e dini se çfarë mëkate ke bë etj etj mirëpo mua më mjafton fjala e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: “O robërit e Mi, ju që e keni ngarkuar veten me shumë gabime, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së Allahut, se vërtet Allahu i fal të gjitha mëkatet.”
Ez Zumer 53.
Me respekt Feronit Shabani”.
View this post on Instagram
Që nga ai moment, Fero fshiu të gjitha fotografitë e tjera, hoqi këngët e po ashtu u bëri thirrje ndjekësve që të mos i dëgjojnë projektet që kishte sjell ndër vite, pasi tekstet e tij ishin me fjalë banale e klipe eksplicite.
Pavarësisht dramës, Arbenita po jeton akoma në qytetin e Gjilanit bashkë me vajzën e saj, Ninën.
View this post on Instagram
Ndryshimi drastik i Feros befasoi të gjithë, posaçërisht ata që kanë qenë të lidhur me muzikën e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rita Ora duket atraktive në pozat e reja nga Zelanda e Re, shfaq barkun e skalitur në një bluzë të bardhë kombinuar me xhinse
Sofia Vergara dyshohet se është në lidhje me ish-kampionin e botës në Formula 1, Lewis Hamilton
Pasi doli nga Big Brother, Gjesti me ironi e thërret në dhomën e gjumit: Amber, ku është Amberi
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Zbulohet partneri i Bernardit të Big Brother VIP
Çfarë nuk u pa nga spektakli i Big Brother VIP - Laerti ofendoi rëndë Gjestin?
Pasi doli nga Big Brother, Gjesti me ironi e thërret në dhomën e gjumit: Amber, ku është Amberi
Egli thotë se Gjesti ia kujton shumë ish-të dashurin e saj, Olsi Bylykun
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri