LAJMI I FUNDIT:

Telekom Slovenije nis shitjen e IPKO-së në Kosovë

Telekom Slovenije nis shitjen e IPKO-së në Kosovë

Telekom Slovenije ka njoftuar të premten se ka nisur aktivitetet për të shitur 100 për qind aksionet e saj të IPKO Telecommunications në Kosovë.

Sipas SeeNews, përcjell Telegrafi, ky vendim është në përputhje me strategjinë e grupit Telekom Slovenije për periudhën 2019-2023, e cila gjithashtu përfshin mundësinë e konsolidimit të mëtejshëm nëpërmjet zgjerimit ose disinvestimit në tregjet ku operon grupi.


Deri më tani nuk është dhënë ndonjë informacion shtesë lidhur me këtë proces.

Në muajin mars të 2018-së, Telekom Slovenije u bë pronar i vetëm i IPKO Telekomunikacionit, pasi u pajtua të blejë pjesën e mbetur prej 6.89 për qind të kompanisë.

IPKO Telecommunications LLC është ofruesi kryesor i lidhjeve me brez të gjerë dhe ofrues i dytë më i madh i shërbimeve telefonike dhe kabllore në Kosovë. /Telegrafi/