Telekom Albania është cilësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit si “Kompani e Pastër” në kuadër të nismës “Rrjeti i Pastër”, duke i dhënë gjithashtu Shqipërisë statusin e vendit të parë në rajon që i bashkohet kësaj nisme.
Telekom Albania është kompania e parë në vend dhe rajon, dhe ndër të parat kompani të telekomunikacionit në Evropë, e cila cilësohet si një “Kompani e Pastër Telekomunikacioni” përkrah kompanive të tjera si Orange në Francë, Telefonica Spanjë dhe Gjermani, O2 në Britaninë e Bashkuar, Tele2 në Estoni e disa të tjera. Nisma “Rrjet i Pastër” është një përpjekje gjithëpërfshirëse për të vendosur standarde të pranuara ndërkombëtarisht për një internet të sigurt global dhe mbrojtjen e transmetimit të thirrjeve dhe të dhënave përmes rrjeteve të komunikimit.
Përgjatë këtij viti, Telekom Albania po kryen një investim prej 92 milionë Euro në pajisjet dhe programet e saj të telekomunikacionit, duke i zëvendësuar të gjitha pajisjet e saj të rrjetit me teknologjinë më të re nga kompania e njohur Ericsson. Në këtë mënyrë, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të përfitojnë nga një prej rrjeteve më moderne të telekomunikacionit të ndërtuar sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë. Rrjeti i ri i Telekom Albania është aktualisht operacional në Tiranë dhe Elbasan, dhe ofron thirrje pa ndërprerje dhe internet me shpejtësi shkarkimi mbi 200 megabits. I gjithë territori i Shqipërisë do të mbulohet plotësisht me rrjetin e ri deri në fund të vitit.
Elvin Guri, aksioner i Telekom Albania u shpreh se: “Siguria është një zgjedhje dhe angazhim i padiskutueshëm për ne. Besojmë se, si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria duhet të ketë mundësinë që të ofrojë rrjetin më të sigurt të mundshëm për qeverinë, ushtrinë, policinë si edhe për misionet diplomatike të shteteve partnere. Ne kemi bërë një investim të tillë që Telekom Albania ta ofrojë këtë siguri për vendin. Jemi të vendosur që ta mbështesim Shqipërinë për të qenë një partner i besuar për Shtetet e Bashkuara, në pararojë për komunikimin e sigurt në të gjithë rajonin”. Drejtori Ekzekutiv i Telekom Albania, Emil Georgakiev, theksoi gjithashtu se “Jemi krenarë qe jemi vlerësuar si Kompani e Pastër Telekomunikacioni, shqiptarët do të kenë përfitime prej kësaj nisme”.
Shtegu i Pastër është një shteg komunikimi nga fillimi në fund i cili nuk përdor pajisje transmetuese, kontrolli, kompjuterike apo ruatjeje nga kompani teknologjike të pasigurta. Ky shteg përdor standardet më të larta të sigurisë kundër aftësisë së kompanive të pasigurta që paraqesin rrezikshmëri të lartë për të çorganizuar, manipuluar apo për t’i mohuar shërbime individëve privatë, institucioneve financiare, apo infrastrukturës kritike.
Për më shumë informacion rreth kësaj nisme, vizitoni faqen https://www.state.gov/the-clean-network/.
Për më shumë informacion rreth Telekom Albania, vizitoni www.telekom.com.al.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Bojkot të supermarketeve në Ditën e Konsumatorit, Kaçaniku: Ka shumë abuzime me çmime

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Nis një fushatë kundër shtrenjtimit të rrymës

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës