LAJMI I FUNDIT:

The Telegraph me artikull të veçantë për Policinë e Kosovës që po e ruan kufirin me Serbinë

The Telegraph me artikull të veçantë për Policinë e Kosovës që po e ruan kufirin me Serbinë

Media prestigjioze britanike The Telegraph i ka kushtuar një artikull të veçantë Policisë së Kosovës dhe patrullimin që e bën përgjatë kufirit me Serbinë.

Përpara se policia kosovare të fillojë patrullimin e saj në kufirin me Serbinë, ata e ngarkojnë veturën me armatim: AK-47 janë në pjesën e pasme të ulëseve të veturës, pistoletat i lënë nën ulëse, pranë këmbëve, dhe dronët dhe jelekët antiplumb i vënë në bagazhin e Land Rover.


Ky është tani protokoll standard në një nga kufijtë më të paqëndrueshëm në kontinentin evropian, transmeton Telegrafi.

Kur njerëzit e pyesin Venton Elshanin, zëvendëskomandantin e policisë në veri të Kosovës se si është situata, ai thjesht u tregon përgatitjet që bën për patrullë.

“I shihni armët”, tha ai, para se ta dërgonte ekipin e The Telegraph në kufi, “këto janë për t’i mbrojtur policët, situata nuk është e mirë”.

Që kur Kosova fitoi pavarësinë nga Jugosllavia në një luftë që përfundoi në vitin 1999, ajo ka pritur një komunitet të vogël serbësh në rajonin kufitar verior.

Tensionet me shumicën shqiptare janë rritur së fundmi. Aleksandër Vuçiq, presidenti i Serbisë, ka lënë të kuptohet për një pushtim. Nacionalistët i kërkojnë atij që të veprojë për të “mbrojtur” serbët e detyruar të jetojnë nën sundimin kosovar.

Frika e një lufte të re u rrit në vitin 2023, kur një grup i armatosur serbë sulmuan përtej kufirit në fshatin verior të Banjskës dhe u barrikaduan në manastir.

Tre nga 30 militantë të dyshuar u vranë në një shkëmbim zjarri. Një nga policët e komandant Elshanit humbi jetën në shkëmbim zjarri.

Që nga ajo ditë, oficeri dhe ekipi i tij kanë kryer patrulla ditore në rajonin kufitar të dominuar nga serbët, duke kërkuar rrugë të paligjshme në Serbi të llojit që i kishin përdorur personat e armatosur në sulmin e tyre.

“Ne i njohim këto rrugë më mirë se kushdo”, tha komandanti Elshani për The Telegraph ndërsa patrulla përshkoi rrugën e saj nëpër male.

“Serbët nuk mund të bëjnë një rrugë që ne nuk do ta gjejmë”, shtoi Elshani.

Patrulla e Gardës Kombëtare e Gjeorgjisë e ushtrisë amerikane në kufirin me Serbinë

Në numërimin e fundit, policia identifikoi 65 rrugë të paligjshme, të gjitha të bllokuara me kanale të mëdha të prera në beton. Edhe 10 rrugë të tjera mbahen nën vëzhgim të vazhdueshëm, kryesisht nëpërmjet dronëve.

“Prezenca e vazhdueshme në rajonin me shumicë serbe i dërgoi një mesazh Beogradit, se Kosova po i mbron kufijtë e saj”, tha Elshani.

“Banjska ndryshoi lojën, e vendosi lojën në një nivel tjetër për shkak të vdekjeve. Kur gjaku derdhet, atëherë është problem”, theksoi Elshani.

Analistët paralajmërojnë se propaganda e Kremlinit po nxit trazira në veri në një komb ku 93 për qind janë shqiptarë dhe 4 për qind serbë. Shumica e serbëve në Kosovë ende e konsiderojnë Beogradin, i cili kurrë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, si qeverinë e tyre.

Pas rrethimit, autoritetet zbuluan një depo të madhe armësh që sulmuesit kishin fshehur në ndërtesat e papërdorura përreth fshatrave veriore. Vetëm pak javë më parë ata zbuluan pesë raketahedhës të tjerë, një shenjë e shkallës së sulmit të planifikuar.

Në një intervistë për The Telegraph, Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, paralajmëroi se Vuçiq, presidenti i Serbisë, kishte në plan të pushtonte. Ai tha se Serbia kishte ndërtuar baza operative rreth kufirit në një “formë patkoi” për të “mbrojtur Beogradin dhe sulmuar Kosovën”.

Bazuar në fjalët e vetë presidentit Vuçiq, Kurti beson se presidenti serb po kërkon kohën e tij për një mundësi për të pushtuar.

Miqësia e Vuçiqit me Vladimir Putinin është e njohur dhe Kurti beson se është në interesin e liderit rus që Serbia të pushtojë Kosovën, pasi kjo do të largonte vëmendjen nga lufta e tij në Ukrainë.

Pas malit, në urën e Mitrovicës që përshkon lumin Ibër, flamuri i Serbisë valëvitet gjithandej. Dikur kjo urë ishte një “pikë e nxehtë” – një ndarje joformale midis rajonit kufitar verior të Kosovës dhe jugut me shqiptar. Gjërat duken paqësore ndërsa këmbësorët ecin lirshëm midis dy anëve.

Por ekziston një tension. Disa banorë serbë nga veriu e shohin këdo që kalon në jug si tradhtar, duke tradhtuar plagët e pashëruara nga gjakderdhja e viteve të 90-ta.

Veturat ende nuk lejohen të kalojnë mbi urë, e penguar nga bllokada dhe prania 24/7 policisë me dy Land Rover, njëri i parkuar me pamje nga jugu dhe tjetri nga veriu.

Policia tha se këto masa ishin thelbësore për të ruajtur stabilitetin në zonë.

Thashethemet qarkullojnë se Putini ka rekrutuar serbë për të luftuar në ushtrinë e tij kundër Ukrainës dhe ndërsa The Telegraph udhëtonte në veri, solidariteti me Rusinë ishte i gjithëpranishëm. Shkronja “Z” ishte grafituar në anët e dyqaneve, kafeneve dhe shtëpive.

“Kjo është pishina nga ku ata [Rusia] do të rekrutojnë paraushtarakë të ardhshëm të Wagner-it për Ukrainën dhe Ballkanin”, tha Kurti.

Në një tabelë rrugore, dikush kishte shkruar fjalët “F— Nato”, një paralajmërim për praninë paqeruajtëse të KFOR-it, i cili është stacionuar në Kosovë që nga viti 1999.

Ashtu si policia, ata kryejnë patrulla, duke mbajtur një sy në atë që ata i referohen si vija kufitare administrative, një shtrirje prej 237 miljesh e tokës që ndan Kosovën dhe Serbinë.

Togeri Caldwell i Gardës Kombëtare të Gjeorgjisë, i cili përbën kontributin e Amerikës në KFOR, tha se detyra e tyre ishte të zbulonin këdo që synonte të ndiqte veprimtari armiqësore.

Ai theksoi rëndësinë e “prerjes” së rrugëve ilegale për të ndaluar kalimin e kontrabandistëve në Kosovë. Ai tha se më shumë po ndërtoheshin sa herë që ishte e mundur. Për Elshanin, policët e tij janë në stërvitje për sulm.

“Nuk është befasi që Vuçiq dëshiron të pushtojë. Ata mund të na qëllojnë, por nuk mund të na trembin”, tha për fund Elshani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori