LAJMI I FUNDIT:

Telegrafi shënon 14-vjetorin e themelimit – të gatshëm për vitin 2021 

Telegrafi shënon 14-vjetorin e themelimit – të gatshëm për vitin 2021 

Media e parë online, më e besueshme dhe më inovative në vend dhe rajon në gjuhën shqipe, po shënon sot 14 vjetorin e themelimit.

Telegrafi.com, që është lider në ofrimin e lajmeve dhe në profesionalizëm, vitin 2020 e nisi me hapësira të reja me mbi 500 metra katrorë, me një ambient komfort pune dhe me punë ekipore, të gatshëm për sfidat e dekadës së re.


Telegrafi gjatë këtij viti pos zgjerimit të hapësirave të punës u fokusua edhe në shumë fusha të tjera të zhvillimit, të cilat janë në hap me kohën dhe teknologjinë e fundit.

Por muaji mars, me paraqitjen e rasteve të para me coronavirus në Kosovë, ndryshoi edhe mënyrën e punës. Pavarësisht se vitin nisëm me një ambient të mrekullueshëm pune, Telegrafi për të respektuar masat e marra nga organet shtetërore të shëndetësisë dhe ruajtur shëndetin e stafit ndryshoi formën e punës, vendosi që për disa muaj puna të vazhdojë nga shtëpia.

Një ekip i tërë i rubrikës së politikës, ekonomisë, botës, sportit, shëndetësisë, magazinës në mënyrë të jashtëzakonshme arritën të adaptohen në rrethana të reja të punës, në kohën kur edhe zhvillimet politike dhe ato si rrjedhojë e pandemisë ishin të shumta.

Telegrafi arriti ta mbajë korrektësinë, profesionalizmin, koherencën e raportimit edhe nga puna në shtëpi.

Në këtë periudhë, megjithëse sfiduese u tregua frymë ekipore e punës.

Gjatë vitit 2020, karakteristikë ka qenë edhe trendi i rritjes së lexueshmërisë në të gjitha kanalet tona, ndërsa është sjellë edhe versioni i ri ballinës së Telegrafit, duke mundësuar kështu që lexuesit të kenë qasje direkte në lajmet kryesore nga vendi dhe bota.

Në krahasim me vitin 2019, Telegrafi këtë vit ka shënuar rritjes të lexueshmërisë, mbi 30% rritje në platformat ueb dhe me 150 milionë shikime të videove.

Mbi 100,000 njerëz kanë instaluar aplikacionin Telegrafi në telefonat e tyre të mençur vetëm gjatë vitit 2020, ndërsa mbi 120 për qind është rritur konsumi i përmbajtjes sonë nëpër rrjetet sociale.

Gjatë këtij viti rubrika e botës në Telegrafi.com është avancuar dhe fokusi në vitin 2021 do të jetë edhe më i madh në mbulimin e lajmeve botërore.

Këtë vit kemi lansuar versionin e ri të aplikacionit për iPhone dhe Android i cili është pritur mjaft mirë nga lexuesit, dhe së fundi kemi lansuar ballinat e reja, duke ia bërë lexuesve më të lehtë qasjen në lajme.

Telegrafi në vitin 2020 ka vazhduar dhe ka nisur projekte të reja të bashkëpunimit me shumë media vendore e ndërkombëtare, duke shkëmbyer lajme e informacione, duke qenë pjesë e trajnimeve të ndryshe. Vlen të përmendet bashkëpunimi me Deutsche Welle e British Council në fusha të trajnimit dhe gazetarisë.

Gjithashtu, Telegrafi ka vazhduar bashkëpunimin në vitin 2020 me shumë OJQ për të promovuar vlera të përbashkëta në shoqëri, me theks të veçantë në fushat e shpenzimit të parasë publike, të drejtave të njeriut, zbatimit të ligjeve në Kosovë etj. etj.

Telegrafi.com si media online kredibile do të vazhdojë në vitin 2021 të investojë në zhvillimin e stafit, në prodhimet dhe përmbajtjet autoriale, duke shtuar sidomos përmbajtjen me video materiale në rubrikat si lajme, ekonomi, sport, magazinë etj.

Telegrafi këtë projekt e nisi me ambicie në dhjetor të vitit 2006 me vetëm katër punëtorë, ndërsa sot kur po shënon 14 vjetorin, numëron mbi 55 punëtorë, në Kosovë dhe Maqedoni.

Në 14 vjetorin e themelimit, Telegrafi uron që në Vitin e Ri 2021 pandemia t’i përket së kaluarës dhe t’i kthehemi normalitetit.

14 vjet me ju, urime nga stafi i Telegrafit!

Telegrafi, shoku yt i ngushtë!

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Gjendja shëndetësore e 20-vjeçarit që u ther me thikë në Ferizaj është stabile

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori