LAJMI I FUNDIT:

Telegrafi lanson dizajnin e ri të faqes së artikujve

Telegrafi lanson dizajnin e ri të faqes së artikujve

Telegrafi gjithmonë ka qenë portal i cili ka përcjellë dhe është munduar t’i zbatojë trendët e fundit të teknologjisë informative duke ju sjellë vizitorëve informacion të shpejtë dhe në kohe reale, navigim të lehtë të faqes si dhe dizajn atraktiv. Pos tjerash, për klientët tanë gjithmonë kemi ofruar shërbime dhe produkte përmes së cilave i kemi ndihmuar që ta forcojnë dhe rrisin brendin e tyre.

Për të bërë edhe me te lehte leximin e lajmeve në portalin tonë, në kemi dizajnuar faqen e re të artikujve, e cila ne krahasim me versionin e kaluar, dallon thuaj se plotësisht. Përmes këtij dizajni, jemi munduar qe Telegrafit t’i japim një frymë te re ashtu që te jete sa me atraktiv për lexuesit tanë.

Dizajni i ri përmban ndryshim në font, si dhe madhësinë e tyre, gjë e cila e bënë me lehte të lexuar artikullin. Gjithashtu gjerësia e tekstit mundëson lexim edhe me të lehtë të artikullit.

Thuhet se “një foto vlen sa 1000 fjalë.” Nga fotoja me dimensione 210×210 kemi kaluar ne foto me dimension 640×360 kjo do te bëjë që çdo artikulli t’i përshtatet fotoja me kualitet shumë më të lartë.
Gjithashtu, element i rëndësishëm i këtij dizajni është edhe moduli i artikujve më të lexuar, i cili do të paraqitet krahas çdo artikulli në të cilin e lexoni.


Gjatë këtij viti pritet të lansojmë edhe disa ndryshime tjera të cilat kanë të bëjnë me adaptimin e trendëve te fundit te teknologjisë informative.

Ju lutem jepni vlerësimin tuaj në komente për dizajnin e ri të faqes së artikujve. /Telegrafi/