LAJMI I FUNDIT:

Telefoni i ri nga BlackBerry vjen në CES!

Telefoni i ri nga BlackBerry vjen në CES!

TCL Communication, kompania që mban të drejtat prapa emrit BlackBerry, do të lansoj një telefon të ri gjatë ngjarjes teknologjike CES.

Presidenti i kompanisë Steve Cistulli tashmë ka shfaqur një video në Twitter ky shihet pajisja e ardhshme.


Videoja e postuar nga Cistulli tregon vetëm një pjesë të telefonit dhe kështu bën të ditur se pajisja e re, e njohur si Mercury, do të ketë tastierën fizike QWERTY.

Fatkeqësisht, TCL nuk ka zbuluar detaje tjera mbi telefonin e ri të tyre, Mercury. Sidoqoftë, për një kohë të konsiderueshme tashmë kanë qarkulluar spekulime të ndryshme.

Sipas këtyre spekulimeve, telefoni i ri BlackBerry do të ketë ekran të madhësisë 4.5 inç dhe do të fuqizohet nga procesori Snapdragon 625 dhe RAM memoria prej 3GB.

Pajisja pritet të ketë hapësirë prej 32GB, bateri prej 3,400 mAh dhe skanerin e gjurmëve të gishtërinjëve. Sistemi operativ që do të përdor Mercury pritet të jetë Android 7.0 Nougat.