LAJMI I FUNDIT:

Telefoni i radhës nga Motorola mund të duket më i mirë se sa iPhone ose Samsung

Telefoni i radhës nga Motorola mund të duket më i mirë se sa iPhone ose Samsung

Specifikimet e lëshuara për telefonin e ardhshëm nga Motorola ka çuar në krijimin e disa imazheve mjaft mbresëlënës.

Motorola Edge + pritet të jetë smartphone inteligjent 5G që mund të marrë pëlqimet edhe nga fansat e Apple dhe Samsung, transmeton Telegrafi.


Pamjet tregojnë smartphone me ekranin e tij të madh dhe kthesa të theksuara. Parashikohet që ekrani do të jetë midis 6,5 – 6,8 inç.

Ekspertët gjithashtu presin rezolucion të plotë HS +. I gjithë telefoni raportohet të ketë një rezolucion 161.1 x 71.3 x 9.5 mm. Pritet që të ketë tre kamera të pasme në një set vertikal.

Konfigurimi i kamerës në vetvete duket veçanërisht si iPhone 11 Pro. Pamjet gjithashtu tregojnë simbolin e famshëm të Motorolas në pjesën e prapme të telefonit i cili pritet të ndizet për njoftime.

Tashmë është konfirmuar që telefoni do të mundësohet nga Snapdragon 865 dhe modem Snapdragon X55, duke garantuar aftësi 5G.

Tani për tani, aspektet si çmimi dhe ruajtja mbeten pak mister. Flitet se ky smartphone pritet të ketë jetëgjatësi të jashtëzakonshme të baterisë.

Motorola Edge + fillimisht duhej të zbulohej në konferencën MWC 2020, por kjo u anulua për shkak të coronavirusit.

Një datë e re zbulimi nuk është njoftuar ende, por pritet të jetë së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Një kod i thjeshtë mund t’ju tregojë nëse telefoni juaj është duke u përgjuar

Teknologji
Lansohet Toskë e Gegë – platforma që i mbledh të gjithë shqipfolësit prej Prishtinës e Medvegjës deri në Tuz e Athinë!

Lansohet Toskë e Gegë – platforma që i mbledh të gjithë shqipfolësit prej Prishtinës e Medvegjës deri në Tuz e Athinë!

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Kalo në kategori