LAJMI I FUNDIT:

Telefonata që shpëton jetë, shërbimi më i shpejtë dhe profesional i URGJENCËS!

Telefonata që shpëton jetë, shërbimi më i shpejtë dhe profesional i URGJENCËS!

Spitali Amerikan, si i vetmi spital i përgjithshëm në sistemin privat shëndetësor, tashmë njihet për besimin dhe ngritjen e nivelit shëndetësor në vend.

Profesionalizmi i mjekëve, investimet e vazhdueshme në pajisje të reja mjekësore, ndërhyrje kirurgjikale të cilat janë realizuar për herë të parë në Kosovë kanë fituar besimin e pacientëve ne vend dhe jo vetëm.


Të shumtë janë edhe pacientët që vijnë nga vendet e huaja. Shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Zvicër, Gjermani, Suedi apo Belgjikë gjithmonë e më shumë po ja besojnë shëndetin e tyre por edhe të familjarëve të tyre Spitalit Amerikan

Një nga departamentet më të rëndësishëm të këtij spitali është dhe Urgjenca.

Urgjenca e Spitalit Amerikan është një shërbim i cili ka filluar në fund të vitit 2012 të ofrojë shërbimet e saj në Kosovë.

Fillimisht për urgjencat minore për të arritur deri në ditët e sotme ku ky shërbim arrin të menaxhojë me sukses të gjitha rastet që paraqiten duke e bërë këtë shërbim një hallkë kryesore të shtyllave të menaxhimit dhe trajtimit të emergjencave me një numër mesatar prej 500 rastesh në muaj.

Në bashkëpunim me ICU (terapinë intensive), sallën e hemodinamikës, sallat e operacioneve, maternitetin, laboratorin, imazherinë e avancuar dhe invazive bashkë me përkushtimin maksimal të stafit të mjekëve dhe infermierëve e bënë Spitalin Amerikan, qendrën spitalore unike në cilësinë e ofruar dhe shpejtësinë e përgjigjes mjekësore.

Prandaj ky përkushtim dhe kjo përgjegjësi që ka stafi mjekësorë profesional i Spitalit Amerikan për të gjithë pacientët e tij, do të vazhdojë të jetë funksional 24 orë edhe për gjatë festive të fundvitit, kështu duke mos e pasur as edhe një orë të vetme pushim, por gjithnjë, Emergjenca e Spitalit Amerikan është në gatishmëri 24 orë për të gjithë ata që kanë nevojë që t’ju ofrohet një trajtim shëndetësorë cilësorë ashtu siç edhe e ofron Spitali Amerikan, edhe gjatë festave të fundvitit.

Dy ambulanca të pajisura në mënyrë moderne për të kryer transporte me siguri maksimale bashkë me një staf mjekësor të specializuar për emergjenca të shkallëve të larta.

Ndërsa personeli mjekësorë përbëhet nga ortoped, kirurgë të përgjithshëm, neurokirurgë, kardiologë, kardiokirurgë, mjekë të përgjithshëm të trajnuar brenda dhe jashtë vendit në dhënien e ndihmës së shpejtë në kushte ekstreme tek adultët dhe fëmijët si dhe në triazhimin sa më të shpejtë të pacientëve.

Në Spitalin Amerikan priten çdo muaj rreth 30 – 40 raste me aksidente cerebrovaskulare të cilave u jepet mundësia të trajtohen në mënyra të ndryshme kirurgjikale apo me fjalën e fundit të imazherisë invazive, atë të stentimit të arterieve cerebrale apo sklerotizimit të tyre.

Qendra kardio-vaskulare si pjesë e rëndësishme e Urgjencës, është një nga shtyllat e suksesit të Spitalit Amerikan me një numër rekord rastesh të diagnostikuar dhe trajtuar me sukses.

Urgjenca dhe stafi i saj ka një rol esencial në pritjen e triazhimin në kohë të shpejtë të këtyre rasteve.
Laboratori i hemodinamikës është shumë i lidhur me urgjencën, terapinë intensive dhe sallat e kirurgjisë kardio-vaskulare. Në këtë qendër bëhet e mundur trajtimi i aksidenteve kardiake me stentim apo kirurgji të hapur.

Trajtim kirurgjikal apo me imazheri invazive i aksidenteve vaskulare si Disekacioni i Aortës (çarja e aortës), tromboza e arterieve periferike, tromboembolia pulmonare etj.

038 221 661 ose 049 933 979 telefonata që shpëton jetë.


Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori