LAJMI I FUNDIT:

Teleferiku në Vodno nga nesër me orar të vazhduar

Teleferiku në Vodno nga nesër me orar të vazhduar

Teleferiku në Vodno nga nesër, e martë (2.04.2024), do të punojë një orë më tepër, gjegjësisht nga 10 deri në ora 18, njoftojnë nga NTP Shkup.

Konform itinerarit për në prill, vozitja e fundit nga poshtë drejt majës është nga ora 17:00 deri në 17:30, ndërsa vozitja e fundit nga maja poshtë është në orën 17.45.


Nga NQP përkujtojnë se çdo të hënë dhe çdo të martë të fundit në muaj, për teleferikun janë ditë jopune.