Aeroplanët më teknologjikë luftarakë që shmangin edhe diktimin, ata të prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “F-35”, janë parë të marrin pjesë në misionet e para luftuese, duke u bërë pjesë e një operacioni të forcave ajrore izraelite.
Shefi i forcave ajrore tregoi pamje të aeroplanëve mbi Bejrut të Libanit, duke thënë se aeroplanët “kanë sulmuar tashmë dy herë në dy fronte të ndryshme”. Kohët e fundit, Izraeli ka ndërmarrë dhjetëra sulme ajrore në Siri, por nuk dihet zyrtarisht nëse janë përfshirë apo jo të tillë avionë.
“F-35”-at, pjesë e programit më të kushtueshëm ushtarak, janë kritikuar qoftë për kostot e tejskajshme, ashtu dhe për efektshmërinë në luftime.
Vitin e kaluar, Sekretarit të Mbrojtjes James Mattis iu desh ta mbronte programin, pas “cicërimave” të publikuara nga presidenti i zgjedhur asokohe Donald Trump në rrjetin social “Twitter”, duke kritikuar kostot e larta të tyre, që thuhet se kapin shifrën e 100 milionë dollarëve për avion.
“Kemi ngritur në fluturim avionët F-35 në të gjithë Lindjen e Mesme dhe kemi sulmuar dy herë në dy fronte të ndryshme”, do t’u thoshte gjeneral-major Amikam Norkin, krerëve të 20 forcave të huaja ajrore gjatë një takimi në Izrael. Ai gjithsesi nuk specifikoi objektivat e shënjestruara.
“Siç e dini, se sapo kemi fituar Eurovisionin me këngën ‘Toy’ (Kukulla). Epo, edhe F-35-a nuk është një lodër”, është shprehur ai me nota humori.
Izraeli, i pari vend jashtë Shteteve të Bashkuara që ka kërkuar të blejë avionët luftarakë njëvendësh, ka marrë deri më tani 9 nga 50 avionët e prenotuar F-35, por mund të blejë deri në 75 të tillë.
Në Izrael, ky lloj avioni është mbiquajtur “Adir” (I fuqishëm) në gjuhën hebreje. Besohet se këto avionë janë të variantit A, që nënkupton për ulje e ngritje konvencionale.
Edhe pse nuk specifikohen objektivat, dihet fare mirë se Izraeli ka ndërmarrë sulme së fundi në Siri, ku ka shënjestruar infrastrukturën ushtarake iraniane, në kundërpërgjigje të raketave të lëshuara ndaj pozicioneve ushtarake izraelite në Lartësitë Golan të pushtuara nga vendi hebre. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet ‘armiqësore’ ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Shoferi ‘harroi frenin e dorës’, rreth 30 të lënduar pasi një furgon akulloresh ‘fshiu përpara’ një turmë fëmijësh në një festival në Kirgistan
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit