Në hapësirat e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) në Prizren, të shtunën, është mbajtur konferenca ndërkombëtare DREAMin’ Kosova & LEAPin’ 2025, organizuar nga Komuna e Prizrenit dhe LDA – Evropë.

Kjo ngjarje teknologjike, sipas njoftimit të Komunës së Prizrenit, ka bashkuar ekspertë ndërkombëtarë të teknologjisë së avancuar dhe pjesëmarrës nga rajoni në një platformë për bashkëpunim, edukim dhe lidership, raporton Telegrafi.


“Me këtë rast u diskutua për temën “Motorët e Zhvillimit: Teknologjia dhe Ndërmarrësia në Epokën Digjitale”, ku u trajtuan çështje si roli i inteligjencës artificiale, ndikimi i mediave sociale dhe sfida e ruajtjes së librit të shtypur në epokën digjitale”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prizrenit. /Telegrafi/