LAJMI I FUNDIT:

Teknika që prodhon objekte 3D shumë të detajuara brenda vetëm disa sekondave

Teknika që prodhon objekte 3D shumë të detajuara brenda vetëm disa sekondave

Brenda vetëm disa sekondave, nëpërmjet një teknike 3D mund të prodhohen objekte shumë të detajuara

Hulumtuesit e Ecole Politechnique Federale de Louissane, e kanë krijuar këtë teknikë që shfrytëzon një metodë, nëpërmjet së cilës, brenda 30 sekondave mund të prodhohet një objekt të ri të kualitetit të lartë, transmeton Telegrafi.

Procesi fillon me përdorimin e një lëngu të tejdukshëm, që më pas vendoset në formë.

Materiali i përbërë nga rrjeti i qelizave, i ndihmon si strukturë në formë skelash, që të krijohet forma e caktuar, derisa zhvillohet në produktin e caktuar.

Ky proces, i punon objektet shumë më të fuqishme dhe të dendura, s sa objektet e krijuara në proceset e zakonshme të printimeve 3D, që krijohen shtresë pas shtrese.

Nëpërmjet kësaj teknike, mund të krijohen objekte shumë të rëndësishme në të ardhmen, që do të ndihmonin në shëndetësi dhe bioprintime. /Telegrafi/