LAJMI I FUNDIT:

Teherani zyrtar njofton për pasojat e pandemisë: Coronavirusi po vret nga një person çdo 10 minuta

Teherani zyrtar njofton për pasojat e pandemisë: Coronavirusi po vret nga një person çdo 10 minuta

Për çdo dhjetë minuta vdes nga një person nga coronavirusi në Iran, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë së këtij shteti.

Kjo është hera e parë, që Teherani zyrtar më në fund ka folur më në fund, lidhur me pandeminë brenda kufijve të saj, megjithëse është pyetur disa herë se si është gjendja, transmeton Telegrafi.


Numri i të prekurve me sëmundjen është 19,640, ndërsa deri më tani janë 1,433 të vdekur, duke e bërë kështu Iranin, shtetin më të goditur në Lindjen e Mesme.

“Në bazë të informacioneve që kemi, çdo dhjetë minuta një person vdes nga coronavirusi dhe rreth 50 të tjerë infektohen me virusin për çdo orë në Iran”, ka thënë një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ali Rabiei, një përfaqësues i presidentin Hassan Rouhani, ka thënë: “Numri i vdekjeve mund të jetë më i lartë dhe rezultatet e provës për viktimat, mund të kenë qenë të gabuara. Shumë kanë vdekur, ndërsa nuk e kemi ditur se është si pasojë e coronavirusit”.

Por, grupet opozitare politike kanë thënë që statistikat në të vërtetë mund të jenë edhe më të rënda – duke konsideruar se deri më tani, 7,000 individë kanë vdekur për shkak të kësaj sëmundjeje.

Qeveria iraniane ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe universiteteve, si dhe ndalimin e tubimeve sportive, kulturore dhe fetare në përpjekje për të kontrolluar sëmundjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori