LAJMI I FUNDIT:

Teatri i Kumanovës sonte me komedinë ‘Bouncers’ para publikut tetovar

Teatri i Kumanovës sonte me komedinë ‘Bouncers’ para publikut tetovar

Komedia ‘Bouncers’ e Teatrit të Kumanovës nga autori britanik, John Godberg nën regjinë e Qazmedin Nuredinit sonte ora 20:00 do të shfaqet në Teatrin e Tetovës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Kjo komedi e cila është vlerësuar si shumë e suksesshme dhe e cila ka fituar shumë çmime në festivale të ndryshme teatrore, luajnë katër aktorë: Shkëlqim Islami, Sefedin Shabani, Enver Halimi dhe Qazmedin Nuredini.


Komedia “Bouncers” (sigurimi) nga John Godber është komedi e ekzagjerimit të karaktereve deri në groteskë. Ngjarja bazohet rreth përgatitjes për të shtunën mbrëma dhe lëviz rrjedhshëm prej situate në situatë, bashkë me ndërrimin e karaktereve, duke kulmuar në një finale të mrekullueshme. Aktorët imitojnë dhe karikaturojnë karaktere të ndryshme. Ekzagjerimi i situatave komike ndikon që vëmendja e audiencës mos të shkëputet as edhe një moment nga ngjarja dhe ta përjetojë atë së bashku me aktorët. Shfaqen e bën të veçantë mundësia që aktorët ta shfrytëzojnë imagjinatën e tyre deri në skajshmëri, duke improvizuar situatat.

Hyrja është 150 denarë kurse për studentët 100 denarë.

Poashtu duhet cekur se kjo shfaqe përveç qyteteve shqiptare është prezantuar edhe para publikut të diasporës, në veçanti në Gjermani dhe Zvicër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Fatmir Bytyqi jep dorëheqje, kërkon dorëheqje edhe nga kryesia e LSDM-së

Politikë
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori