Teatri Kombëtar i Kosovës mbetet në terr, aktorët detyrohet të anulojnë shfaqjen

Problemet me energji elektrike po vazhdojnë në tërë territorin e Kosovës.
Kriza energjetike ka ndikuar që prej muajsh shumë vende të përballen me reduktime të rrymës elektrike.
Një situatë e njëjtë ka mbizotëruar edhe mbrëmjen e së martës në teatrin Kombëtar të Kosovës, i cili ka qenë në terr.

Këtë e ka konfirmuar aktorja e teatrit, Shengyl Ismaili, e cila ka publikuar një fotografi pa drita nga bufeja, duke iu kërkuar falje shikuesve që aktorëve iu desh ta anulojnë reprizën e shfaqjes “Të vdekurit mbajnë zi për atdheun”.
Ky është statusi i saj i plotë (pa ndërhyrje):"Byfeja e TEATRIT asht...s'po shihet asgjë, s'ka RRYME! Nji gote vere t'bardhe e kam perpara, prap s'po shihet asgjë, s'ka RRYME! Perballe kam disa foto te aktoreve, qe mbajten gjalle kete vend...mezi po i shoh s'ka RRYME! Thashe t'vi t'boj pak ART, po s'ka RRYME! RRYME... RRYME... RRYME.. Sonte ishte repriza e fundit e shfaqjes"TE VDEKURIT MBAJNE ZI PER ATDHEUN", kerkoj falje qe nuk na e mundsuan me e shfaqe per JU...se s'ka RRYME! KOSOVA SHTET, TASH E 13 VJET, PO S'PO SHIHET ASGJE, SE S'KA RRYME", ka shkruar Ismaili./Telegrafi/






















































