LAJMI I FUNDIT:

Teatri Dodona fiton çmimin Grand Prix në festivalin ”Aktori i Evropës 2017” në Maqedoni

Teatri Dodona fiton çmimin Grand Prix në festivalin ”Aktori i Evropës 2017” në Maqedoni

Shfaqja ”Anonymus Venis”, me tekst të Giuseppe Berto dhe regji të Drita Begollit, nga teatri Dodona në Prishtinë, është fitues i çmimit Grand Prix të edicionit të 15-të të Festivalit Ndërkombëtar Teatror ”Aktori i Evropës 2017”, që mbrëmë pëfundoi në Resnjë.

Çmimin për rolin më të mirë e fitoi Snezhana Petrova, aktore nga Bullgaria, ëpr rolin e saj në monodramën ”Unë jo”. Monodrama ”Jeta është loto” me aktore Monika Romiq, u shpërblye për çmimin e kreativitetit, gjallërisë, komunikimit, lojës aktruese dhe ndërverprim me publikun, me transformim spektakolar dhe lojë që kënaqë.


Shfaqja franceze ”Extremofil” mori çmimin ”Jacques Lacarrière”. Çmimin ”Evropa e Re” e morën studentët rinj të Bukureshtit që luajtën shfaqjen ”Idioti”. Çmimin ”Naum Manivillov Prespanski” e fitoi Teatri Kombëtar i Shtipit, me shfaqjen ”Hapësi i Konzervave”.

Përndryshe, në gjashtë ditët e kaluara, në Resnjë u mbajt festivali ndërkombëtar i teatrove ku morën pjesë shfaqje nga Rumania, Serbia, Kroacia, Franca, Greqia, Kosova, dhe Maqedonia./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori