Para gjashtë vitesh, kur rajoni i Tetovës dhe rrethina ishin ndër rajonet më të ndotura në botë, u vendos druri i qytetit që do të pastronte ajrin e ndotur në pjesën qendrore të qytetit. Në atë kohë u tha se efekti i kësaj peme krahasohet me mbjelljen e 275 fidanëve. Por, pas gjashtë vitesh kjo pemë është tharë tërësisht dhe nuk ka asnjë funksion, nga ajo që ishte parashikuar në atë kohë, pra pastrimin e ajrit.
Autoritetet e komunës së Tetovës theksojnë se disa herë kanë tentuar që të bëjnë riaktivizimin e së njëjtës, por kjo ka kosto të lartë, mjete të cilët komuna e Tetovës për momentin nuk mund t`i sigurojë.
“Ne kemi kontaktuar me kompaninë që e ka vendosur para disa vitesh, jemi interesuar për riparimin e së njëjtës, mirëpo ata na thanë se në atë kohë ai objekt ka qenë si donacion i më shumë kompanive dhe ka qenë donacion i njëhershëm, kështu që nuk përsëritet sërish. Ne si komunë, jemi interesuar që ta riparojmë por ajo ka kosto të lartë, diku rreth 20 mijë euro është vlera e riparimit dhe sërish të vazhdohet me mirëmbajtje”, tha Memet Jonuzi, nga Sektori për Veprimtari Komunale.
Nga komuna e Tetovës kanë bërë të ditur se e njëjta do të largohet nga ky vend. Paralajmërohet që në atë vend të vendoset pika informuese për turistët. “Kemi vendosur që ta dislokojmë në vend tjetër sepse në atë lokacion është paraparë zyra informative për turistët. Jemi drejtuar me shkresë deri tek Ndërmarrja Publike Komunale që e njëjta të dislokohet dhe do të vendoset në një vend tjetër. Nëse në të ardhmen komuna ka kapacitet që e njëjta të riparohet atëherë do të rivendoset sërish në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës. Për momentin, zgjidhja është që të dislokohet nga ai vend sepse edhe pengon në lëvizjen e lirë të qytetarëve”, deklaroi Memet Jonuzi, nga Sektori për Veprimtari Komunale në komunën e Tetovës.
Ndryshe, filtri i ajrit pothuajse nuk arriti që të funksionojë gjatë kohë. Tharja e luleve dhe mos pasja e një sistemi të mirëfilltë të ujitjes kishte bërë që e njëjta asnjëherë mos jetë në funksion të pastrimit të ajrit edhe pse në atë projekt ishin përfshirë edhe shumë kompani private që kishin bërë financimin e së njëjtës, kurse më pas për të njëjtin do të duhej që të kujdesen autoritetet lokale. Krahas mosmirëmbajtjes, problem në vete ka qenë dëmtimi dhe vjedhja e luleve që ishin në atë pemë. Në atë kohë, u tha se ky konstruksioni përmban dhe sensorë për të mbledhur të dhëna të rëndësishme për mjedisin jetësor dhe klimën me qëllim për të rregulluar dhe kontrolluar të gjithë strukturën dhe për të siguruar mbijetesën e bimëve por edhe ky funksion dështoi./Koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas Gashit edhe Bajrami kërkon rinumërimin e të gjitha votave: Çdo dyshim duhet të zbardhet

A do të jenë pakicat pjesë e qeverisë? Përgjigjet Kurti

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

A u cenua identiteti i agjenteve nga Osmani? – Presidenca e Kosovës sqaron publikimin e fotografisë me gratë e AKI-së

Arben Gashi i LDK-së kërkon rinumërimin e të gjitha votave

Konferenca Kurti-Rashiq, reagon Lista Serbe: Jemi krenarë për mbështetjen e Vuçiqit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja