LAJMI I FUNDIT:

“Të më vrajnë vetëm pse e kam ndërruar gjininë”, Edona James flet sërish pas kërcënimit në rrjete sociale

“Të më vrajnë vetëm pse e kam ndërruar gjininë”, Edona James flet sërish pas kërcënimit në rrjete sociale
Foto: Screenshot/YouTube

Sot nuk ka qenë një ditë edhe aq e mirë për transgjinoren nga Suhareka, Edona James.

Ajo ka bërë një postim në rrjete sociale duke thënë se është kërcënuar me jetë në rrjete sociale nga një person.

E ftuar në ‘Kosova Today’, ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2 i ka rrëfyer të gjitha.


Foto: Screenshot/YouTube

Biondja thotë se nuk e njeh personin në fjalë, por që është e trishtuar dhe duhet të funksionojë një ligj për këta në Kosovë.

Edona James kërcënohet me jetë nga një komentues në rrjetet sociale, kërkon ndihmën e policisë
Lexo po ashtu Edona James kërcënohet me jetë nga një komentues në rrjetet sociale, kërkon ndihmën e policisë

“Sot nuk jam edhe aq mirë, e kam parë një koment kur jam zgjuar në mëngjes se një person i lut njerëzit me të vra ty, jam trishtuar shumë, edhe familja ime”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/YouTube

Ajo tutje tha: “Nuk e kam lajmëruar hala. Jam në Gjermani, në Gjermani e kam lajmëruar këtë rast te policia. Unë po habitem se si mundet një person me profil origjinal me iu lut njerëzve, ky është terrorizëm. Kur të shkoj në Kosovë, e lajmëroj këtë profil në polici. Më ka shkruar në Instagram, të lutem ma ka vjedh dikush profilin. Tani i ka hyrë frika se thotë ma ka marrë dikush TikTok-in”.

Krejt në fund, Edona theksoi: “Unë jam e dashur, nuk i bëj askujt asgjë. Ky e ka një problem me mua. Ai po i lutet njerëzve që të më vrajnë mua. Kësi njerëz duhet të jenë në burg. Duhet me qenë një ligj. Po ndihem shumë keq. Në cilën botë po jetojmë ne. Vetëm pse e kam ndërruar gjininë, do me më vra mua. Në Gjermani është ligji, i han pesë vjet burg. Edhe në Kosovë duhet të ketë ligj”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Pasi ia vodhën zarfet, Vëllai i Madh merr vendim - i detyron banorët t'ia kthejnë Gjestit

Magazina
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Eliza Hoxha fiton edhe një mandat tjetër si deputete

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Gjesti hap zarfin e dytë: Ka në dorë fatin e pesë banorëve

Magazina
Kalo në kategori