“Në kundërshtim me atë që ka pohuar Ministria e Brendshme, hyrja në zonën e këmbësorëve në Promenade des Anglais, në mbrëmjen e 14 korrikut nuk ishte e mbrojtur nga policia kombëtare”.
Ka kaluar një javë që nga nata tragjike e Nicës, një natë kur rendja e çmendur e një kamioni të ngarë nga një terrorist, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, i lëshuar me shpejtësi të plotë në pedonalen e qytetit në Côte d’Azur, ka marrë jetën e 84 njerëzve. E përditshmja franceze Libération ka vënë gishtin mbi masat e sigurisë gjatë Ditës Kombëtare, kur po përkujtohej marrja e Bastijës, duke kritikuar ashpër ekzekutivin francez për menaxhimin, por edhe për qëndrimin dhe komunikimitn në lidhje me çështjet e sigurisë, pas sulmit.
Në përgjigje të këtyre raporteve, ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, ka urdhëruar Inspektoratin e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare për të filluar “një vlerësim teknik të masave të sigurisë”, të vëna në zbatim atë natë në Nisë. Ndërkohë hetimet vazhdojnë për të kuptuar se kush apo çfarë, është prapa sulmit. Pas ndalesës së gjatë në fillim në Nisë dhe më pas në seksionin e anti-terrorizmit të Levallois-Perret, pranë Parisit, pesë të dyshuarit e arrestuar janë transferuar në gjykatën e kryeqytetit, për daljen e parë para një gjykatësi. Ata janë katër burra dhe një grua. Një i gjashtë u lirua në mbrëmjen e 19 korrikut. Ndërkohë, prokurori i Parisit, Francois Molins, tha se vrasësi duket se e ka paramenduar aktin e tij “shumë muaj para se të vepronte” dhe kishte edhe “bashkëpunëtorë”.
Versioni i qeverisë franceze
I pari që ka shkaktuar polemikën, ka qenë, në orët e menjëhershme pas sulmit, ish-kryebashkiaku i Nisës dhe kryetari aktual i rajonit Alps-Cote d’Azur Nice, Christian Estrosi: “Unë do të doja të kuptoja, se si një kamion është në gjendje që të hyjë në një zonë për këmbësorë”. Në hedhje-pritjet mbi përgjegjësinë ndërmjet administratës së qytetit dhe qeverisë, një deklaratë e 16 korrikut, e lëshuar nga prefektura, është përpjekur të sqarojë: “Pikat më kritike të perimetrit u janë besuar patrullave policore kombëtare, të përforcuara nga polici të tjera bashkiake. Kështë ndodhi dhe me pikën ku hyri kamioni, ku ndalimi kryhej përmes vendosjes së automjeteve me qëllim pengimin e hyrjes në rrugë. Kamioni ka kaluar këtë bllok duke hipur në trotuar”. Një tezë e përsëritur në të njëjtën ditë nga Ministri i Brendshëm, Bernard Cazeneuve (“automjetet e policisë bashkiake bënin të pamundur hyrjen në Promenade”) dhe në 20 korrik nga kryeministri Manuel Valls: (“nuk do të lejoj kurrë të thonë se ka pasur të meta, kur nuk ka patur asnjë”).
Liberation: Masat e sigurisë, shumë të lehta
Sipas Liberation, megjithatë, gjërat nuk shkuan kështu: “Në kundërshtim me versionin e përhapur nga zyrat e larta shtetërore, masat e sigurisë në shëtitore në mbrëmjen e 14 korrikut ishin në fakt shumë më të lehta”. Gazeta franceze flet për “dëshmitë” e shumta dhe “fotografitë” që zbulojnë se si, në fakt, në pikën ku Mohamed Lahouaiej Bouhlel hyri në shëtitore, përpara fillimit të rendjes vrastare, kanë qenë vetëm dy policë bashkiakë dhe askush nga policia kombëtare. Mbrojtja e parë e policisë së shtetit ishte në të vërtetë vetëm 370 metra më tej në lindje, në Hotel Uestminster, me dy makina të parkuara në anë të rrugës. Në rindërtimin e fakteve, mbledhjet përgatitore për organizimin e sigurisë dhe rendit publik në funksion të kremtimit të 14 korrikut, u mbajtën më 28 qershor dhe 7 e 8 korrik, nën kujdesin e Prefekturës së Alpes-Maritimes.
Procesverbali i 28 korrikut thotë: “I ishte kërkuar bashkisë së Nisës që të vinte në zbatim masat e sigurisë, me barrierat e filtrimit dhe kërkimit”. Më 7 korrik, megjithatë, në pritje të një fluksi masiv të njerëzve (30.000), dhe duke pasur parasysh forcat reale numerike të policisë në dispozicion, ne zgjodhëm që të ripërcaktojmë rolet respektive. Dhe këtu vendoset roli i Policisë Kombëtare, e destinuar për të ruajtur zemrën e zonës së këmbësorëve, apo parqet e koncerteve të organizuara për këtë rast. Skenari në fakt mohohet në deklaratat pas masakrës, nga qeveria dhe prefektura.
Valls: “Asgjë për të fshehur”
Por Kryeministri Valls replikon thatë ndaj këtij rindërtimi të ri. Qeveria “nuk ka asgjë për të fshehur”, por “është e padurueshme, se si gjithmonë vihet në dyshim fjala e qeverisë”. Manuel Valls, pra, pu ërgjigjet edhe thashethemeve të publikuara nga Liberation: “Ne duhet të respektojmë shtetin dhe publikun, – shtoi ai – duhet që secili të luajë rolin e tij, por me respekt.”
Ndërkohë, vazhdon propaganda e Shtetit Islamik
Isis, ndërkohë, shfrytëzon në aspektin propagandistik masakrën e Nisës. Me një seri videosh dhe postimesh nga militantët në internet, bëhen urime për gjestin e Mohammed Bouhlel. Në një filmim, dy terroristë që flasin frëngjisht, u presin kokën të burgosurve, një gjest barbar që shoqërohet me përmendjen e 14 korrikut, transmeton bota.al. Jo vetëm kaq. Militantët kërcënojnë se do të godasin edhe Marsejën. Komponenti frankofon në brendësi të shtetit islamik është shumë i madh, dhe sipas shërbimeve të sigurisë, është pikërisht një francez, Ebu Sulejman Faransi, që koordinon fushatën e sulmeve në Perëndim. Një drejtues xhihadist që punon ngushtë me Abu Mohammed al Adnanin, zëdhënës i fraksionit, por edhe figura kryesore në frontin e jashtëm.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Trump 2.0: Si po përgatiten aleatët e SHBA-së për një rikthim të tij në Shtëpinë e Bardhë?
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
Aeroplani gjigant u “përplas” dy herë në pistën e aeroportit të Kalifornisë – rrotat nxirrnin tym – pastaj u ngrit përsëri
SHBA po përgatit një paketë të re ndihme ushtarake prej 6 miliardë dollarësh për Ukrainën
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre