“Me të mbushur 18 vjeç dhe pasi mbaronin fakultetin, të gjithë djemtë kërkonin nga prindërit një makinë të re ose veshje të modës së fundit. Ai jo: donte nga babai ynë veprat e plota të Niçes [Friedrich Nietzsche]”. Siç u ka hije heronjve të përjetshëm dhe perëndive të rëna, Jim Morrison, më shumë se pesëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, duket se është përgjithmonë 27 vjeç. Por, lideri i grup The Doors ishte gjithashtu një fëmijë i klasës së mesme amerikane, djali i një admirali, një adoleshent i shqetësuar, sepse ishte gjithmonë në lëvizje prej punës së babait, përpara se të bëhej djaloshi përfundimisht rebel që të gjithë njohim. Portreti i gjallë i mësipërm vjen në fakt nga Anne Morrison Chewning, motra dhe e vetmja në jetë që kishte ruajtur marrëdhëniet me vëllain, pasi ai u bë i famshëm”: Jimit i pëlqente të thoshte, në intervista të ndryshme, se prindërit kishin vdekur”.
28 Fletoret: Është vetë Anne, tashmë mësuese 75-vjeçare në pension, e cila së bashku me mikun e përjetshëm të këngëtarit, fotografin Frank Lisciandro, redaktuan serinë monumentale: “Të gjitha shkrimet e Jim Morrison, poezitë, ditarët, shënimet dhe tekstet”.
Janë 582 faqe të nxjerra nga 28 fletoret dhe materiale të tjera të ndryshme që i përkisnin Jimit, të shkruara gjatë jetës së tij të shkurtër, kudo që mundi, fletë gazetash, shënime hoteli, shami e peceta. Në synimin e pangopur për të demonstruar gjithmonë një supozim: Mbreti Hardhucë me pantallona lëkure të ngushta, seks-simboli i dëshiruar nga mijëra adoleshentë, në fakt nuk e konsideronte veten këngëtar, një yll roku, por shkrimtar.
Kënaqësia e tij më e madhe, në katër vitet e trazuara, nga 1967 deri në 1971, që do ta çonin nga lavditë planetare të “Light My Fire” drejt vdekjes në një vaskë parisiene, ishte në fakt botimi, me emrin e tij të plotë, James Douglas Morrison, i dy libërthave me poezi, midis 100 dhe 500 kopje, “Krijesat e reja” dhe “Një lutje amerikane”. “Të gjitha këto shënime i gjetëm me shënimin ‘projekte për një libër’. Tani ia plotësuam dëshirën”, thotë sërish motra. Dhe, duke bërë një hap prapa në vitet e kolegjit, ajo kujton: “Vëllai im lexonte gjithmonë dhe çdo mundësi ishte e mirë për të blerë një libër ose për të lënë mësimet dhe për t’u futur në një bibliotekë, për t’u zhytur në autorët e tij të preferuar”. Dhe, është një panteon shumë i saktë, ai i Jimit: Rimbaudi [Arthur Rimbaud], Bodleri [Charles Baudelaire], Molieri, Balzaku [Honoré de Balzac] dhe Floberi [Gustave Flaubert], klasikët grekë, nga Sofokliu te Plutarku, por edhe bashkëkohësit amerikanë, mjeshtrit e bitit: Jack Kerouac, Allen Ginsberg, Gregory Corso dhe Lawrence Ferlinghetti. Një panteon që më pas do të linte shenjë në tekstet e pavdekshme të The Doors (një emër i krijuar gjithashtu prej tij, nga Aldous Huxley dhe dyert e tij të perceptimit).
“Kur, për shembull, tek kënga ‘The End’, Jim thotë se dëshiron të vrasë të atin dhe të bëjë dashuri me nënën e tij, ai i referohet Edipit Mbret të Sofokliut, sigurisht jo prindërve tanë të vërtetë”, thekson sërish Anne. Po, Jim nuk donte të vriste babanë e tij admiral (i cili shfaqet në shumë foto të papublikuara në vëllim, foto nga borgjezia e vogël amerikane, mbrëmje mature, formalizmat me kostum dhe kravatë), por përplasja me të është epike. Përplasje mes brezave të Shteteve të Bashkuara të viteve 1960: ushtria drejton manovrat në Tonkin, Vietnam, ndërsa djali këndon një nga himnet më të mira antimilitariste të krijuara ndonjëherë, “Ushtari i Panjohur”.
Me Jimin, të cilin kur ishte gjallë madje e bëri lanet, do të pajtohej vetëm pas vdekjes, kur ndër të tjera, pasi heroina mori edhe shoqen e tij, Pamela Courson, do të bëhej për ironi të fatit, së bashku me prindërit e saj, trashëgimtari i vetëm i pasurisë së këngëtarit. “Kishte një moral të tijin, ndoqi rrugën e tij deri në pasoja ekstreme, do të kisha dashur ta njihja më mirë”, do të thoshte më vonë admirali plak, duke mos u fshehur lotët në një prej intervistave të fundit para se të vdiste, në vitin 2008 në moshën 90 vjeç.
Një marsian: Por për atë Jim që ai nuk e njihte, momenti i sfidës më të madhe ndaj establishmentit (dhe për rrjedhojë ndaj babait të tij) ndodh kur, më 1 mars 1969, ul pantallonat para një publiku në Miami, tregon organet e tij gjenitale dhe i fyen ata: “Grusht idiotësh të ndyrë, tufë skllevërsh”. Është fillimi i fundit dhe asgjë nuk do të jetë më njësoj për këngëtarin: ai merret nga policia dhe akuzohet për akte të turpshme. Më 10 gusht 1970 hapet procesi, përsëri në Miami: Jim mban shënim gjithçka që ndodh, duke kthyer portrete të gjalla të jurisë, ekzaktësisht në të kundërtën, “Z. A. veteriner, ish trajner i kuajve të garës” ose “Zonja D, shtëpiake, fustan blu i ndezur”. Duket si një marsian, Jimi, në ato sallat e gjyqit, duket qartë nga shënimet, të pranishme në vëllim: do të dënohej me gjashtë muaj dhe vetëm një garanci prej 50,000 dollarësh do të shmangte burgun.
Një marsian që bën autostop. Në libër është edhe skenari i albumit ku ai shfaqet si një nomad nëpër rrugët ë Los Anxhelos. Skenari është pak i çuditshëm, vrasje misterioze, vizione ëndërrimtare, dhe fundi në vendin e tij të preferuar, barin “Whiskey a Go Go” në Sunset Strip. “Një lloj ushtrimi për mua, një nxemje për diçka më të madhe”, do të thoshte ai vetë në një prej intervistave të fundit. Ajo gjëja më e madhe nuk do të ndodhte, por një prej poezive që la pas, duket se shpreh gjithçka:
“Më vjen keq për netët dhe vitet e hedhura tutje / pas katër vitesh ndihem si një çekan i rraskapitur”. Për ta mbyllur në fund: “Gëzimi për t’u shfaqur më ka mbaruar / Gëzimi është kënaqësia për të shkruar”. Po, gara ka mbaruar. Jim është tani një shkrimtar i vërtetë. /Burimi: Sette/Në Shqip nga: Bota.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTraditat dhe ritet e dikurshme të dasmave shqiptare
Parashqevi Qiriazi, Kongresi i Manastirit dhe “Himni i Alfabetit” me burim nga Kolegji Yale
Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Fjalimi i Skënderbeut!?
ADONIS
GJUHA SHQYPE
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj