Më të ushqyeshme se mishi dhe më të lehta se frutat për t’u tretur: Dobitë shëndetësore të fasuleve të zeza
Falë mineraleve, vitaminave, fibrave, proteinave, antioksidantëve e lëndëve të tjera ushqyese, fasulet e zeza së bashku me ato të kuqet janë ndër më të shëndetshmet në familjen e bishtajoreve
Të konservuara, të thara sido që t’i konsumoni apo t’i përgatisni do të përfitoni po njësoj!
Fasulet e zeza janë një super-ushqim si për dietat jo-vegjetariane ashtu dhe ato vegjetariane:
1. Parandalimi i kancerit
Përbërjet fitokimike dhe flavonoide të pranishme në fasulet e zeza janë aq të fuqishme sa të ndalojnë zhvillimin e qelizave kancerogjene në trupin tuaj.
Shkaku kryesor i zhvillimit të qelizave kancerogjene ndryshon, por pavarësisht se cilat janë shkaqet, gjëja e parë është të parandaloni akumulimin e qelizave të dëmtuara, të cilat do të ndikojnë në qelizat e shëndetshme, dhe do të stimulojnë rritjen e shpejtë të qelizat kanceroze.
Këto 2 substanca do të veprojnë si antioksidues dhe anti-inflamator dhe do të luajnë një rol të rëndësishëm në riparimin ose eleminimin e qelizave të dëmtuara, përpara se ato të infektojnë qelizat e shëndetshme.
2. Shëndeti i zemrës
Këto fasule përmbajnë përqendrime të larta të fibrave të tretshme, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak. Ulja e kolesterolit në gjak pastron muret e arterieve duke ulur rrezikun për ataket në zemër.
Gjithashtu, fasulet e zeza përmbajnë sasi të vogla të acideve yndyrore omega-3, të cilat janë forma “të mira” të kolesterolit në trupin tuaj dhe balancojnë efektet negative të kolesterolit të keq dhe acideve yndyrore omega-6.
Ato kanë efekte paksa anti-hipertension, që do të thotë se mund të përmirësojnë qarkullimin e gjakut, ulin presionin e gjakut, etj.
3. Mirëmbajtja e presionit të gjakut
Fasulet e zeza janë të varfra të ulëta në natrium (mineral që rrit tensionin e gjakut) dhe përmbajnë kalcium, kalium dhe magnez, të gjitha minerale që ndihmojnë në uljen e presionit të gjakut në mënyrë natyrale, shkruan Living.
4. Promovon shëndetin tretës
Fasulet e zeza janë të mira për trajtimin e problemeve të aparatit tretës për shkak të niveleve të larta të fibrave dhe proteinave. Gjithashtu, fasulet e zeza treten më ngadalë se mishi, i cili ka një përmbajtje të ngjashme proteinike dhe në këtë mënyrë ju do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë.
Në këtë mënyrë, fasulet e zeza mund të ndihmojnë në pastrimin e sistemit tuaj të tretjes dhe parandalimin e mbingrënies.
Fasulet e zeza janë gjithashtu më të vogla, krahasuar me fasulet e tjera, të cilat e bëjnë më të lehtë tretjen. Konsumimi i rregullt i fasuleve të zeza mund të ndihmojë në trajtimin e problemeve të kapsllëkut. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Cilat vitamina mungojnë nëse ju bien flokët, ju mpihen duart apo keni ngërçe në stomak – çfarë duhet patjetër të hani
Ky është efekti surprizë që ka televizori te cilësia e gjumit dhe hormonet tuaja
Kujdes: Nëse i vëreni këto ndryshme në thonj, mund të jeni në rrezik!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre