LAJMI I FUNDIT:

Të shtunën fillon stina e vjeshtës, IHMK tregon çfarë moti do të mbajë në fundjavë

Të shtunën fillon stina e vjeshtës, IHMK tregon çfarë moti do të mbajë në fundjavë

Të shtunën fillon stina e vjeshtës në orën 08:50 min, por kjo ditë sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do t’i ngjasojë më shumë një dite tipike vere, pasi që temperaturat do të jenë të larta.

IHMK njofton se në ketë ditë do të ndodh ekuinoksi vjeshtor.


“Vranësira të pakta mund të paraqiten vetëm për rreth relievit malor, ku dhe shkalla e lagështisë do t jetë më e lartë”, thuhet në njoftimin e institutit.

Sa i përket presionit atmosferik parashihen vlera të larta, ndërsa parametri i erës do ta mbajë drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet  e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

Ndërkaq të dielën, IHMK bën të ditur se do të paraqiten kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që qielli do të mbulohet me vranësira të mesme dhe të ulëta, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

“Shtrirja e reshjeve si zakonisht nuk do të jetë e ngjashme në gjithë territorin, por përgjithësisht sasitë do të jenë mesatare deri të larta. Sa i përket situatës termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme”, thuhet tutje.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori