Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së martës në Shkodër.

Burime për Euronews Albania thonë se persona të paidentifikuar kanë qëlluar në ajër pranë banesës së një efektivi policie.


Ka qenë ky i fundit që ka njoftuar në sallën operative lidhur me të shtënat.

Përmes një njoftimi zyrtar policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit. /Telegrafi/