LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna vdekjeprurëse në Zelandë të Re disa orë para nisjes së Kupës së Botës për femra

Të shtëna vdekjeprurëse në Zelandë të Re disa orë para nisjes së Kupës së Botës për femra

Të shtënat me armë zjarri kanë lënë të vdekur dy persona në qendër të Auckland, Zelanda e Re, disa orë përpara se të nis Kampionati Botëror i futbollit për femra.

Gjashtë persona të tjerë, duke përfshirë oficerë policie, u plagosën ndërsa personi i armatosur gjithashtu vdiq pas incidentit në orën 07:22 në një kantier ndërtimi në zonën qendrore të qytetit.

Kryeministri Chris Hipkins tha se sulmi nuk po cilësohej si akt terrorist. Turneu do të vazhdojë siç ishte planifikuar, konfirmoi ai, raporton bbc.


Ndërsa nuk ishte identifikuar asnjë motiv politik apo ideologjik për sulmin, policia e kishte neutralizuar kërcënimin dhe qytetarët u siguruan se nuk kishte më rrezik, tha kryeministri.

Ai shtoi se personi i armatosur kishte qenë i armatosur me një armë gjahu me pompë kur arriti në një kantier ndërtimi në Queen Street.

“Këto lloj situatash lëvizin shpejt dhe veprimet e atyre që rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët nuk janë asgjë më pak se heroike”, deklaroi kreu i qeverisë.

FIFA u shprehu “ngushëllimet e thella” familjeve të viktimave ndërsa deklaroi se ishte në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet e Zelandës së Re. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë - i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kroacia
Zelensky thotë se

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Botë

"Kostumin e vesh kur të përfundojë lufta" - si po e pasqyron Zelensky, luftën dhe realitetin në Ukrainë përmes veshjeve

Botë
Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Amerika
Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Trump thotë se nuk mendon se marrëveshja e Ukrainës për mineralet “ka vdekur”

Botë
Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Pamje që tregojnë ngjarjen – një i vdekur dhe tre të plagosur nga një sulm me thikë në një stacion autobusi në Haifa të Izraelit

Botë
Kalo në kategori