LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna në Jerusalem, një person i armatosur vret një dhe plagos tre të tjerë

Të shtëna në Jerusalem, një person i armatosur vret një dhe plagos tre të tjerë

Një person i armatosur ka hapur zjarr në qytetin e vjetër të Jerusalemit, duke vrarë një person dhe duke plagosur të paktën tre të tjerë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, personi i armatosur, të cilin zyrtarët e identifikuan si një anëtar i grupit Hamas, u qëllua për vdekje nga forcat izraelite të sigurisë.


Një civil i qëlluar nga i armatosuri vdiq nga plagët e marra në spital. Një tjetër u plagos rëndë dhe dy policë izraelitë u plagosën, thanë zyrtarët.

Ministri i Sigurisë së Brendshme, Omer Bar-Lev tha se sulmuesi kishte një automatik.

Sulmi ndodhi pranë një porte të një kompleksi në Jerusalemin Lindor që është një pikë e shpeshtë për dhunë – vendndodhja e xhamisë Al-Aksa, një nga vendet më të nderuara të Islamit, dhe gjithashtu vendi më i shenjtë në Judaizëm, i njohur si Mali i Tempullit.

Sulmuesi u identifikua si një palestinez 42-vjeçar nga Jerusalemi Lindor. /Telegrafi/