LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna në bazën e Marinës amerikane në Florida, të paktën katër të vdekur

Të shtëna në bazën e Marinës amerikane në Florida, të paktën katër të vdekur

Zyrtarët njoftuan në një konferencë për shtyp të premten se personi që kishte qëlluar me armë brenda bazës së Marinës amerikane dhe i cili nuk është emëruar, u qëllua nga dy zëvendësit e Sherifit të Qarkut në Escambia, të cilët pësuan lëndime gjatë shkëmbimit me armë zjarri.

Tre nga personat e plagosur ndërruan jetë në vendin e ngjarjes dhe i katërt ndërroi jetë në spital.


Sherifi i Qarkut Escambia David Morgan tha se një telefonatë në 911 ishte pranuar në orën 6:51 të mëngjesit të kohës lokale, duke raportuar një person me armë brenda bazës, transmeton Telegrafi.

Dy policë u përballën me personin e armatosur brenda një ndërtese dhe shkëmbyen zjarr, duke vrarë autorin e krimit.

Njëri prej oficerëve pësoi një plagë me armë zjarri në krah, ndërsa tjetri u qëllua në gju dhe do t’i nënshtrohet operacionit.

Në total, tetë persona u dërguan në kujdesin shëndetësor Baptist në Pensacola, njëri prej të cilëve vdiq më vonë.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis tha në një shkrim në Twitter se zyra e tij po monitoron situatën në Pensacola dhe po ofron mbështetje të plotë për zbatimin e ligjit. /Telegrafi/