LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Burkina Fasos, Kabore thuhet se është arrestuar nga ushtarët rebelë

Presidenti i Burkina Fasos, Kabore thuhet se është arrestuar nga ushtarët rebelë

(E plotësuar) Presidenti i Burkina Fasos, Roch Marc Christian Kabore, është arrestuar në kryeqytetin, Ouagadougou, nga ushtarët rebelë, raportuan agjencitë e lajmeve dhe mediat të hënën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtëna u dëgjuan të dielën vonë pranë shtëpisë së Kabore pasi ushtarët organizuan kryengritje në disa kazerma për të kërkuar shkarkimin e udhëheqësve të ushtrisë së vendit dhe më shumë burime për betejën kundër kryengritësve islamikë.


Banorët gjithashtu raportuan se panë një helikopter mbi shtëpinë e presidentit në kryeqytetin Ouagadougou.

Një gjë e tillë pasoi të shtënat me armë zjarri më herët të dielën në disa baza të ushtrisë, duke shkaktuar frikën për një tjetër grusht shteti në një vend të paqëndrueshëm të Afrikës Perëndimore të prirur për “pushtime ushtarake”. /Telegrafi/

Të shtëna armësh pranë pallatit presidencial në Burkina Faso

Të shtëna armësh janë dëgjuar pranë pallatit presidencial në kryeqytetin e Burkina Faso, mes një rebelimi nga ushtarët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtëna me armë janë dëgjuar gjithashtu në disa kazerma në Ouagadougou, me ushtarë që kërkojnë shkarkimin e shefave ushtarakë dhe më shumë burime për të luftuar islamistët militantë.

Si pasojë, qindra njerëz dolën në mbështetje të trupave, duke detyruar autoritetet të vendosin një shtetrrethim gjatë natës.

Qeveria tha se kriza ishte kontrolluar.

Ajo hodhi poshtë thashethemet për një përpjekje të re për grusht shteti, pak më shumë se një javë pasi 11 ushtarë u arrestuan për gjoja komplot për një veprim të tillë.

Kjo është shenja e fundit e pakënaqësisë në rritje me qeverinë e presidentit Roch Kaboré për dështimin e saj për të shuar kryengritjen islamike që ka shkatërruar shtetin e Afrikës Perëndimore që nga viti 2015. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori