Në Zubin Potok të Mitrovicës persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në një kontejner të punonjësve të sigurimit fizik, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Kështu bëri të ditur për Telegrafin, zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.
Ngjarja ka ndodhur të dielën mbrëma rreth orës 23:30, në një vend malor të pabanuar, konkretisht afër liqenit të Gazivodës, në Zubin Potok.
Sipas tij, njësitë e policisë në vendin e ngjarjes kanë vërejtur shenjat e gëzhojave në muret e kontejnerit.
“Persona të panjohur kanë gjuajtur me armë zjarri në ajër në një kontejner të punonjësve të sigurimit fizik në afërsi të lokacionit, ku është duke u ndërtuar një hotel. Njësitë e policisë në vendin e ngjarjes kanë vërejtur shenjat e gëzhojave në muret e kontejnerit. Nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Hoti për Telegrafin.
Ai gjithashtu tha se mbrëmë pothuajse në të njëjtën orë, ka ndodhur edhe një zjarrvënie në kontejnerin e Policisë.
Hoti tha se kontejneri nuk ka qenë në funksion pasi sapo ishte rivendos nga një vend që ka qenë më herët, në lagjen “Kroi i Vitakut”.
“Është djeg mbrëmë kontejneri i Policisë i cili nuk ka qenë në funksion për punë policore, pasi sapo e kishim rivendos në atë zonë. Rasti është i qëllimshëm dhe ende nuk i kemi identifikuar personat se kush mund ta ketë bërë”, tha zëvendësdrejtori i policisë për Veriun e Mitrovicës, Besim Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore

Kritikohen vonesat për gjykimin e "Banjskës", konsiderohet rast me interes kombëtar që duhet trajtuar me prioritet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore