Një i vdekur me armë zjarri dhe dy të plagosur nga therja me thikë në Prishtinë
![Një i vdekur me armë zjarri dhe dy të plagosur nga therja me thikë në Prishtinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/03/foto-1-dragodan-780x439.jpg)
Një person ka ndërruar jetë nga të shtënat me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e therjes me thikë, ngjarje kjo e ndodhur sot në mesditë rreth orës 13:20 në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se ngjarja ka ndodhur në një hotel në lagjen “Arbëria”, në Prishtinë, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.
Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Ndërsa, dy persona të tjerë të lënduar (dyshohet me mjet të mprehtë) janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Sipas saj, aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.
Po ashtu, Telegrafi ka marr vesh se të plagosurit janë duke marrë tretman mjekësore në emergjencën e QKUK-së.
“Njëri nga të lënduarit është duke marrë trajtim mjekësor në kirurgjinë Torakale, ndërsa tjetri gjendjen e ka më stabile”, merr vesh Telegrafi.
Telegrafi në vazhdimësi do të ju sjell informacione të tjera shtesë nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/veriuuu-730x440-1-600x360-1-780x439.jpg)
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona
![Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-7-780x439.jpg)
Kosova nënshkruan Konventën e Lubjanës-Hagës për hetimin e krimeve të luftës
![Në 11 komuna përfundon numërimi i votave për kandidatë - KQZ shpalos të dhënat e reja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votat-780x439.jpg)
Në 11 komuna përfundon numërimi i votave për kandidatë - KQZ shpalos të dhënat e reja
![Mbreti Charles i shkruan Osmanit për 17 vjetorin e pavarësisë: Vendet tona ndajnë lidhje të forta, pres të forcojmë miqësinë tonë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/mb2-1-e1739709733969-780x439.jpg)
Mbreti Charles i shkruan Osmanit për 17 vjetorin e pavarësisë: Vendet tona ndajnë lidhje të forta, pres të forcojmë miqësinë tonë
![Mickoski: Nuk është e drejtë që Maqedonia të përballet vazhdimisht me kushte të reja për tu bërë pjesë e BE-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mickoski-hristijan-780x439.jpg)
Mickoski: Nuk është e drejtë që Maqedonia të përballet vazhdimisht me kushte të reja për tu bërë pjesë e BE-së
![Eksperti i sigurisë: Izolimi diplomatik po rrezikon sigurinë kombëtare, Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-të](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-27-780x439.png)
Eksperti i sigurisë: Izolimi diplomatik po rrezikon sigurinë kombëtare, Kosova duhet të përmirësojë marrëdhëniet me SHBA-të
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë