LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në një katedrale në New York, vritet sulmuesi – jepen detajet e ngjarjes

Të shtëna me armë në një katedrale në New York, vritet sulmuesi – jepen detajet e ngjarjes

Një burrë u qëllua dhe u vra nga policia pasi hapi zjarr në fund të një ceremonie të Krishtlindjes në shkallët e St. John the Divine të dielën pasdite.

Sipas medieve amerikane, përcjell Telegrafi, policia iu përgjigj vendit të ngjarjes pak para orës 16:00. jashtë katedrales në 112th St dhe Amsterdam Ave për një raport të një burri me dy armë zjarri.


Dhe siç thuhet më tej, kur arritën oficerët, i dyshuari qëlloi në drejtim të policisë, dhe policia pastaj ia ktheu me të shtëna.

Burri u qëllua dhe u dërgua në St. Luke’s Hospital, ku më vonë vdiq.

Zyrtarët e policisë thonë se burri arriti të hynte në majë të shkallëve dhe më pas filloi të hapte zjarr në ajër ndërsa dëshmitarët okularë thonë se burri u dëgjua duke thënë ‘më qëllo, më vrit!’

Sapo u qëllua i dyshuari, policët siguruan vendin e ngjarjes dhe gjetën një qese të mbushur me sende, si një kanaçe të mbushur me benzinë, litar, tel, thika të shumta, një Bibël dhe shirit.

Siç bëhet e ditur, asnjë oficer policie ose ndonjë pjesëmarrës nuk u plagos nga të shtënat në Manhatan të New Yorkut, ndërsa ende nuk dihet për motivin e të shtënave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Policia italiane arreston 181 persona në përpjekje për të parandaluar ringjalljen e mafias në Sicili

Evropa
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori