LAJMI I FUNDIT:

Të shtëna me armë në Marsejë

Të shtëna me armë në Marsejë

Të shtënat me armë zjarri në Marsejë kanë shkaktuar plagosjen e disa personave.

Burime të policisë franceze bënë të ditur se dy persona janë plagosur pasi një person i paidentifikuar hapi zjarr në rajonin Bouches-du-Rhone dhe mësohet se gjendja e njërit prej tyre është shumë e rëndë.


Ende nuk dihen motivet e këtij krimi, por që prej fillimit të vitit 2016, 26 njerëz janë vrarë nga armët e zjarrit në rajonin Bouches-du-Rhone të Marsejës.