LAJMI I FUNDIT:

A do të shkojë në burg Gordana Jankullovska?

A do të shkojë në burg Gordana Jankullovska?

Fati i ish ministres së Ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovksa është në duart e pesë gjykatësve suprem. Gjykata më e lartë këto ditë do të vendos nëse Jankulloska do të përfundoj në burg për furnizimin joligjor për “Mercedesin” luksoz ku është e dënuar me 4 vjet burg. Burime nga Supremja thonë për “Alsat” thonë se lënda “Tanku” është në fazën përfundimtare. Jozyrtarisht, gjykatësit suprem javën e ardhshme do të takohen për të shqyrtuar kërkesën e Jankulloskën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit.

Para Gjykatës Supreme janë tre opsione – ta vërtetojnë dënimin me burg, ta tjetërsojnë ose ta shfuqizojnë dënimin e Jankuloskës dhe ta kthejë procesin në rigjykim. Gjykata Supreme tashmë shtatë muaj nuk ka marrë vendim për rastin “Tanku”. Jankulovska kërkoi rishikim të jashtëzakonshëm të aktgjykimit në Gjykatën Supreme pasi Apeli ia vërtetoi dënimin me burg. Vetëm një javë para se të fillojë me vuajtjen e dënimit, Supremja vendosi që Jankulovska të mos shkojë në burg derisa gjykata të vendosi për kërkesën e saj.


Vendimi u mor këtë verë, kur me gjykatën udhëhiqte tashmë kryetari i shkarkuar i Gjykatës Supreme, Jovo Vangelovski. Aktgjykimi i Jankulovskës u dha nga Gjykata Penale e Shkupit në tetor 2018, kur ajo u dënua me gjashtë vjet burg në një procedurë të veçantë për rastin “Tanku”. Pesë muaj më vonë, për të njëjtën lëndë Gjykata e Apelit konfirmoi se Janlullovska ka abuzuar me pozitën e saj zyrtare, por ia zvogëloi dënimin nga gjashtë në katër vjet burg. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski është dënuar gjithashtu në rastin “Tanku”.

Ai u arratis nga Hungari në nëntor të vitit 2018, kur duhej të paraqitet në burg, për vuajtjen e dënimit me dy vjet burg. Në rastin Tanku, i vetmi që përfundoi në burg është ish-ndihmës ministri në Ministrinë e Brendshme, Gjoko Popovski, i dënuar me katër vjet e gjysmë burg.

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori