Në Prilep u organizua trajnim që ka të bëjë me uljen e konflikteve ndëretnie te të rinjtë e shkollave të mesme në vend. Projekti ''Demistifikimi i konflikteve ndëretnike''ka të bëjë me zhvillimin e aftësive për raportim shoqëror në formë të gazetarisë qytetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Strategjitë për realizimin e supozimeve të projektit janë marrë nga mjediset ku janë përdorur dhe verifikuar. përmes teknikave themelore të gazetarisë, nxënësit e shkollave të mesme u trajnuan në drejtim të rrjetizimit dhe shpërndarjes së informacioneve.


Projekti financohet nga ambasada amerikane, kurse realizohet nga disa organizata joqeveritare./Telegrafi/