Të reshurat në Shtime, Aliu: Gjendja është stabilizuar

Komuna e Shtimes ka shpall mbrëmë gjendjen emergjente pas të reshurave të shiut.
E sot, kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu, në një postim në Facebook mbrëmë deri në orët e mesnatës kanë qenë në terren me të gjitha strukturat lokale, ekipet e zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës.
“Për shkak të reshjeve të vazhdueshme të shiut, shtrati i lumit ka vërshuar në disa fshatra të rrafshit, me ç’rast është shpallur gjendje emergjente. Gjendja aktuale është e stabilizuar dhe që nga mëngjesi ekipet tona po punojnë pa ndalur për të vlerësuar dëmet, për të ndërhyrë aty ku ka nevojë urgjente dhe për të siguruar që asnjë familje të mos mbetet pa ndihmë”, shkruan ai.
Kryetari Aliu tutje thekson se janë në komunikim të vazhdueshëm me banorët e zonave të prekura dhe çdo kërkesë po trajtohet me prioritet.
“Komuna e Shtimes do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për menaxhimin e situatës dhe parandalimin e rreziqeve të mëtejshme. Ftojmë qytetarët që të raportojnë çdo rast ose shqetësim në nr. 044 172 839 - Zyra për Emergjenca, në mënyrë që ekipet tona të ndërhyjnë sa më shpejt”, tha ai. /Telegrafi/

















































