LAJMI I FUNDIT:

Të qenit nënë dhe puna

Të qenit nënë dhe puna

Nëse nëna punon, a vuan fëmija? Po nëse partneri përjeton krizë? Ja disa këshilla profesionale për të ndërtuar një marrëdhënie paqësore në mbështetje të pranisë së dyfishtë (puna dhe familja)

Elona Kormaku
Psikologe klinike

Origjina e ndjenjës së fajit


Pavarësisht vetëdijes për atë çka ndodh, ndjesia e fajit është shumë e përhapur tek femrat. “Ku ka dëshirë, ka gjithmonë pak faj”, – shprehet psikanalistja italiane, Maria Teres Maiocchi. Sot, femra kërkon të shkrijë dy dëshira: mëmësinë dhe arritjen profesionale.

Një grua që ka arritur një qëllim të caktuar, është padyshim krenare për dhuntitë që ka dhe frytet që merr si pasojë e punës. Por, e njëjta grua mund të ketë brenda vetes modelin e gruas tradicionale. Nëse ajo është e suksesshme në punë, ndjen se po shijon arritje të pamerituara duke i hequr familjes diçka, kryesisht fëmijëve.

Kështu lind ndjesia e fajit. Po nëse nëna punon, a vuan fëmija? Marrëdhënia prind-fëmijë nuk është më e mirë kur nëna nuk punon, por as më e keqe jo! Ndoshta është më mirë që pyetja të shtrohet ndryshe. Kur nëna dëshiron të jetë edhe femër edhe kur gruaja, dëshiron të jetë edhe nënë.

Të heqësh dorë nga ajo që ti je, nuk i bën mirë as vetes, por as fëmijës dhe aq më tepër çiftit. Në asnjërin nga rastet (puna dhe mëmësia) nuk ka zgjedhje që konsiderohet më e drejtë se zgjedhja tjetër. Çdo situatë është e ndryshme nga tjetra, për aq kohë sa një femër ka një histori ndryshe të dinamikës së zhvillimit personal, të fëmijëve dhe të çiftit në jetë.

Kur nëna është e kënaqur me gjërat që bën, për pasojë edhe fëmija do të jetë i tillë. “Fëmijët e mësojnë shumë natyrshëm gjendjen emocionale të prindërve të tyre”. Nuk është mungesa e prezencës së mjaftueshme të nënës që e bën fëmijën të vuajë, por shfaqja e pavetëdijshme e konflikteve të brendshme që ajo përjeton. Një nënë e kënaqur, e realizuar dhe e qetë është sigurisht më e përfshirë në marrëdhënie me fëmijën.

Është vërtetuar se një nënë e realizuar dhe e kënaqur me punën e saj. transmeton një imazh pozitiv tek fëmijët. Në këtë kuptim, mund të themi se puna e pasuron marrëdhënien nënë-fëmijë dhe shërben si funksion i ndarjes nga bashkimi i tyre simbiotik.

Ajo që duhet të na trembë më shumë, është marrëdhënia e tepruar simbiotike, dorë për dore, që pengon rritjen dhe socializimin e fëmijës. Duhet të kemi parasysh se të kujdesesh gjatë gjithë ditës vetëm për fëmijën, është e vështirë të kesh fëmijë të pavarur emocionalisht dhe kjo e bën akoma më të vështirë domosdoshmërinë e ndarjes.

Të krenohesh për nënën që punon

Këshilla nga psikologia Maria Teresa Maiocchi:

1. Pas disa muajsh marrëdhënie fiziko-emocionale të vazhdueshme, ndarja konsiderohet si një traumë e vogël: Mos harroni t’i bëni të ditur fëmijës se sa i rëndësishëm është ai për ju, edhe pse nuk jeni çdo minutë të ditës me të si më parë.

2. Sa më shumë të keni mundësi, mbajeni fëmijën tuaj brenda vendit të punës. T’i komunikoni fëmijës për jetën tuaj profesionale, i lejon atij të kuptojë se nëna është me të edhe kur nuk e ka pranë dhe se përse është e lodhur kur ajo kthehet në shtëpi pas pune.

3. Mund të ndodhë që në një shfaqje të bukur në shkollën e vajzës apo djalit tuaj në ditën e abetares, apo në ndonjë konkurs ku fëmija juaj merr pjesë, ju të mos jeni prezent për shkak të një mbledhjeje të rëndësishme apo të një udhëtimi të papritur pune. Nëse kjo ndodh njëherë, duhet të tregojmë durim, por nëse ndodh shpesh, kujdes!

Për fëmijët është shumë e rëndësishme që të bëjnë figurë të mirë përpara nënës së tyre. Të tregojnë se sa të zotë janë dhe sa krenare mund të jetë nëna për të. Ashtu si ai/ajo është krenarie për nënën e vet. /Telegrafi/